Manuela Kasper-Claridge
Orientimi nga nevojat e publikut, besueshmëria dhe diversiteti - këto janë parimet udhëheqëse të Manuela Kasper-Claridge për gazetarinë e DW.
@ManuelaKCManuela Kasper-Claridge është kryeredaktore e DW që nga maji 2020. Më parë ajo drejtonte ekipin e redaksisë së ekonomisë dhe më vonë departamentin kryesor të ekonomisë, shkencës dhe mjedisit.
Ajo vlerëson nivelin e lartë të diversitetit në DW, i cili në të njëjtën kohë përfaqëson forcën gazetareske të DW. Si kryeredaktore ka caktuar pesë kolege dhe kolegë me prejardhje të ndryshme kulturore që formojnë këshillin redaktorial.
Si gazetare, Manuela Kasper-Claridge ka raportuar nga e gjithë bota. Fokusi i saj ka qenë në raportimin për biznesin, duke përfshirë shumë histori sipërmarrjesh sociale. Motoja e saj: "Njerëzit duhet të jenë në fokus".