1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bankat evropiane presin uljen e përqindjes së referimit

Christoph Kober.1 Tetor 2008

Shumë para janë derdhur në tregje, bankat monetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Evropë dhe në Azi ndërkohë kanë vënë në dispozicion miliarda por deri tani pa sukses.

https://p.dw.com/p/FSBL
Fotografi: picture-alliance/dpa

Dhe bursat vazhdojnë edhe më tej të shpresojnë tek ndihmat miliardëshe të qeverisë amerikane. Të martën lidhur me gjendjen e krijuar u shpreh edhe përfaqësuesi i Bankës Qendrore Evropiane, i cili doli me kërkesa të qarta për mbarë botën financiare.

Jean Claude Trichet, shefi i Bankës Qendrore Evropiane
Jean Claude Trichet, shefi i Bankës Qendrore EvropianeFotografi: AP

Kërkohen ndryshime rrënjësore

Atë po e prisnin të gjithë: Zhan-Klaud Trichet (Jean Claude Trichet). Gjatë krizës globale në tregun e financave shefi i Bankës Qendrore Evropiane ishte tërhequr nga paraqitjet publike. Megjithatë me rastin e ndarjes së një çmimi në Frankfurt ai e tha fjalën e tij. Trichet premtoi se do të vazhdoj të furnizojë tregjet me para por për këtë duhet të bëhen ndryshime rrënjësore: "Unë jam fort i bindur që duhet të kontrollohen tregjet financiare globale dhe në këto rrethana të përmirësohen, në këtë mes nuk duhet të ketë përjashtime. I tërë sistemi duhet të bëhet më pak ciklik dhe më tepër transparent", tha Trichet.

Pasiguria e re ka prekur bankat

Në mesin e publikut në Frankfurt ishin edhe shumë bankierë të cilët për shkak të krizës më nuk i huazojnë më njëri-tjetrit para, por kërkojnë që dora e shtetit të shpejtojë me ndihmën e saj. Kjo fushë e ndien veten të plagosur. Jozef Akerman (Josef Ackermann), kryetar i Kryesisë së Bankës Gjermane - Deutsche Bank: "Kjo ka shkaktuar një pasiguri të re dhe përmes saj janë prekur tani shumë banka. Andaj tani nevojitet një aksion i përqëndruar dhe një program urgjent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Në Evropë po ashtu shumë shpresojnë që Banka Qendrore të ulë përqindjen e referimit. Kjo do të lehtësonte dhënjen e kredive. Por ekonomistët besojnë që për këtë hap do të duhet të pritet ende.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë