1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ëndrra për futbollin profesional

Olivia Fritz / Esat Ahmeti2 Dhjetor 2012

Timo Heinze ishte 12 vjeç kur iu bashkua ekipit Bayern i Mynihut. Pas 11 vitesh një lëndim ia bëri të pamundur atij kalimin në futbollin profesional. Në librin e tij ai përshkruan tani se si e ka përjetuar dështimin.

https://p.dw.com/p/16u93
Në foto, Timo Heinze
Në foto, Timo HeinzeFotografi: picture-alliance/Pressefoto ULMER

Nuk kam xhelozi ndaj ish-kolegëve të mii, shprehet sot Timo Heinze. Sigurisht që ai dikur nuk e kishte të lehtë t' i shihte ndeshjet e futbollit, por tani ai e ndjen veten shumë mirë. Madje 26-vjeçari gëzohet për shembull kur sheh Mats Hummels-in dhe Thomas Müller-in me fanellën e ekipit kombëtar. Ai është një tifoz i stilit të lojës së tyre. "Sepse unë nuk mund të them tani: Oh, ata ia arritën e unë jo. Kjo arritje duhet t'u pranohet atyre pa xhelozi dhe të përgëzohen, sepse kanë merita për këtë."

Me dy lojtarët e kombëtares gjermane Heinze ka luajtur në ekipin e të rinjve të Bajernit të Mynihut. Për njëmbëdhjetë vjet rresht ai kishte në mendje qëllimin e madh që një ditë të luaj për kombëtaren e Gjermanisë. Ai u bë kampion gjerman me ekpin A të të rinjëve dhe ishte kapiten i ekipit amator. Ai kaloi nëpër shumë ekipe të të rinjve në nivel federal. Pastaj ai pësoi një lëndim në ije, pikërisht në kohën kur pritej të kalonte në futbollin profesionist. Një vit iu desh të qëndrojë larg fushës së lojës dhe pastaj iu desh edhe një vit tjetër që të kthehet sërish në formë. Dhe jo që nuk arriti të futet në Bundesligë por iu desh të largohet edhe nga Bajerni për të kaluar në ekipin e Unterhaching-ut. Ai u përfshi nga vorbulla e dshtimeve, prej së cilës nuk mundi të çlirohej më.

Ekipi i të rinjve i Bajernit të Mynihut, foto nga 11.07.2008
Ekipi i të rinjve i Bajernit të Mynihut, foto nga 11.07.2008Fotografi: picture-alliance/Werek

Gjendja psikologjiike luan një rol të madh

Sot Heinze nuk mund ta thotë saktë se ku ka qenë problemi. Në fund së bashku u bën shumë faktorë. "Lëndimi, i cili natyrisht që më la mbrapa, sepse ndodhi në një fazë shumë të rëndësishme. Në fund me trajnerin marrëdhëniet nuk ishin të shkëlqyera. Ai thjesht hoqi dorë nga unë, gjë që më befasoi. Dhe pastaj edhe fakti që unë nuk arrita asnjëherë ta marrë veten si duhet nga kjo goditje e papritur."

Gjendja psikologjike mund ta bllokojë një sportist, thotë psikologu i sportit Jens Kleinert nga Universiteti Gjerman i Sporteve. Ai menjëherë e njeh modelin tipik të historisë së lëndimit. Lëndimet janë krejtësisht normale, thotë Kleinert. Çdo sportist është lënduar ndonjëherë. "Giovanne Elber e ka përshkruar mirë këtë: absolutisht lojtarët e mirë dhe të dobët dallohen vetëm nga mënyra se si ata i trajtojnë lëndimet e tyre, dhe jo si ata luajnë futboll." Psikologu e konfirmon këtë: "Mjedisi shoqëror dhe mjekët luajnë një rol të madh. Kur unë dëgjoj se dikush shkon nga një mjek te tjetri - atëherë bien këmbanat e alarmit. Kjo do të thotë se në rastet e tilla ata janë krejtësisht të hutuar."

Përveç talentit duhet edhe fati

Kur lindin dyshimet ushqehet frika. Edhe Mats Hummels nga Dortmundi e di këtë. Ai vetë nuk ishte i sigurtë se si do të vazhdojë rruga e tij. Hummels kaloi nga Bayern-i në Dortmund - pa e ditur se si do të avancojë karriera e tij. "Në kohën e ndërprerjes së maturës dhe kalimit tim në Dortmund edhe unë kisha dyshime nëse ky ishte vendimi i duhur", thotë lojtari i kombëtares. "Nganjëherë njeriu duhet të rrezikojë diçka dhe unë jam shumë i lumtur që ajo ishte rruga e duhur."

Rreziku, guximi dhe fati shpesh hapin rrugën për futbollistët e suksesshëm profesionistë. Përveç kësaj, marrëdhëniet me trajnerin janë me rëndësi shumë të madhe, beson Hummeles: "Ti mund të luash sado mirë - nëse traineri nuk të mbështet atëherë gjithçka është e padobishme."

Timo Heinze, Mats Hummels dhe psikologu i sportit Jens Kleinert
Timo Heinze, Mats Hummels dhe psikologu sportiv Jens KleinertFotografi: picture-alliance/dpa

Vetëm një pjesë e vogël e lojtarëve të rinj arrin të depërtojë në biznesin e sportit profesional. Çmimi për ëndrrën e madhe është shumë i lartë, sqaron Hummels: "Janë dy gjëra: fakti që ju nuk mund të lëvizni më lirisht pa ju njohur të tjerët dhe së dyti distanca fizike që kam tani me familjen time dhe shumicën e miqve të mi, të cilët nuk mund t'i takoj aq shpesh siç jam mësuar t'i takoj në të kaluarën."