1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çështja e kufirit Kosovë-Maqedoni është çështje teknike

Fatos Musliu5 Maj 2006

Demarkacioni i vijës kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës nuk është çështje politike por është çështje teknike. Ishte ky konstatim i përbashkët i kryeministrit të Maqedonisë Vllado Buçkovski dhe homologut të tij Kosovar Agim Çeku.

https://p.dw.com/p/Arg9
Shkupi vjetër
Shkupi vjetërFotografi: dpa

" Prej sot e tutje çështja e kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës do të trajtohet si çëshjte teknike dhe qeveria e Shkupit dhe Prishtinës do ti japin përkrahje maksimale ekipeve të ekspertëve që do të meren me demarkacionin e kufirit. Kjo çështje duhet të përmbyllet si pjesë e zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës" , ka deklaruar Vllado Buçkovski ,kryeministër i Maqedonisë.

Ai ka vlerësuar se demarkacioni i kufirit pa nevojë është ngritur në çështje politike. Në takimin e Shkupit më shumë është bërë fjale për bashkëpunimin ekonomok midis dy vendeve sepse vetëm me prosperitet ekonomik rajoni mund të inkuadrohet ne strukturat evropjane ka theksuar Buçkovski.

Maqedonia bën përpjekje që të shndërrohet në partner strategjik ekonomie për Kosovën. Ai me këtë rast ka përmendur disa projekte infrastrukturore me karakter rajonal siç është ndërtimi i autostradës Shkup-Prishtinë –Podgoricë, si dhe lidhjes infrastrukturore me bregdetin shqiptar. Segmenti rrugor, gjithnjë sipas Buçkovskit do të ndërlidhet edhe me ndërtimin e naftësjellësit deri ne Prishtinë.

Maqedonia në aspektin politik do t´i ndihmojë Kosovës në implementimin e shoqërisë shumëetnike, shumëkulturore dhë shumëkonfesionale. Maqedonia Dhe Kosova mund të jenë shembuj të mirë në rajon për zgjidhjen pozitive të statusit të pakicave.

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, ka deklaruar se marrëdhënjet midis dy vendeve gjithnjë e më tepër janë duke shënuar trende pozitive.Kosova e sheh Maqedoninë si partner strategjik për ndërtimin e paqës dhe sigurisë në rajon.

"Unë e përshëndes qasjen shumë konskrtuktive që e ka qeveria e Maqedonisë dhe personalisht kryeministri Buçkovski ndaj proceseve në Kosovë . Me implementimin e marrëveshtjes se Ohrit u krijoi një klimë e mirbesimit midis komuniteteve në Maqedoni dhe midis dy vendeve tona" ka deklaruar kryeministri i Kosovës Agim Çeku.

Kryeministri i Kosovës për herë të parë është takuar edhe me liderët e partive politike maqedonase, të cilëve u ka premtuar se Kosova do ta respektojë sovranitetin dhe integritetin teritorial te Maqedonisë. Çeku, është takuar edhe me lidershipat shqiptar Ali Ahmeti, Arbër Xhaferi dhe Abdylhadi Veseli.

Krahas bisedimeve politike të të dy kryeministrave, në Shkup është mbajtur një takim i afaristëve në mesin e të cilëve ishin të pranishëm ministrat e ekonomisë të Maqedonisë dhe Kosovës, Farmit Besimi dhe Bujar Dugolli. Odat ekonomoke të të dy vendeve kanë inicuar krijimin e këshillit të biznesit i cili do ti avanconte marrëdhenjet ekonomike midis Maqedonisë dhe Kosovës.