Që kur u largua nga vendlindja e tij, Londra, Zulfikar Abbany nisi një rrugëtim të pazakontë në media. E nisi me fotografi rokerësh, më pas me recensione letrare, vijoi me kronika sportive, reporter grushtesh shteti dhe shkroi për veçoritë e politikës në vendet përreth Paqësorit. Ka qenë gazetar radioje dhe moderator lajmesh televizive dhe panelesh diskutimi.
Shpresa për të nxitur debatin rreth ideve të reja e solli në gazetari. Për të, nuk ka asgjë më interesante se sa t'i paraqesë sa më thjeshtë idetë e shkencëtarëve në mënyrë që lexuesi, dëgjuesi dhe shikuesi të kutpojë se përse këto ide janë të rëndësishme dhe si ndikojnë ato në jetën tonë - dhe se ne të gjithë kemi të drejtë të marrim pjesë në formësimin e të ardhmes.