1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zonja e parë fiton zgjedhjet presidenciale në Argjentinë

29 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bxa8

Sipas rezultatateve të deritanishme zonja e parë e Argjentinës, Kristina Fernandez de Kirchner (Cristina Fernandez de Kirchner) është fituese e zgjedhjeve presidenciale në vend. 54 vjeçarja shpalli se është fituese e zgjedhjeve të së dieles. Ajo ka arritur një diferencë të madhe nga 13 kandidatët e tjerë sa që nuk do të ketë nevojë për zgjedhe të balotazhit. Pas numërimit të votave pritet që ajo të ketë siguruar 42 përqind të tyre.