1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zjarret në Shqipëri kërcënojnë edhe qendrat e banuara dhe rrugët nacionale

Ani Ruci26 Gusht 2007

Në të gjithë Shqipërinë janë konstatuar rreth 1000 vatra zjarri që nga fillimi i të nxehtit, pothuajse një muaj më parë.

https://p.dw.com/p/BY1q
Fotografi: AP

Metereologët e kanë quajtur saharian, të nxehtët e jashtëzakonshëm të kësaj jave, për shkak të erërave nga shkretëtira e Saharasë, që kanë mbritur edhe në Shqipëri. Për pasojë temperaturat arritën deri në 41 gradë celsius gjë që ka rikthyeri në të gjithë vendin vatrat e zjarrit. Situta, e qetësuardhe e vënë nën kontroll një javë më parë, është bërë përsëri alarmante.

Kjo pasi Shqipëria nuk ka mjete moderne që përdoren sot so helikopterë apo avionë çisternë. Përdorimi i zjarrfikësave nuk është efikas për hapësira të mëdha dhë të shumta të përfshira nga flakët.

Shtatë vatra zjarri përfshinë ditët e fundit masivin me pisha të Krujës. Dhjetë hektare nga ky masiv janë tani të shkrumbosura dhe të bëra hi. Zjarrfikëset ia dolën mbanë të shuajnë katër praj këtyre vatrave. Tre kanë mbetur jashtë kontrollit me rrezikun të përhapen më tej.

Sipas Drejtorit të Qendrës së Emergjencave Civile, Alfred Olli, shpresat për të vënë këto vatra nën kontroll janë varur tek ndihma prej Italisë fqinje dhe angazhimi i ushtrisë.

Shmangia e afrimit të zjarreve tek qendrat e banuara dhe rrugët nacionale mbetet një nga synimet kryesore në gjithë angazhimin e strukturave të përfshira për të normalizuar situatën. Në këtë synim një rol të rëndësihëm luan ndërgjegjësimi i qytetarëve për të informuar sapo krijohet një vatër zjarri ende pa u rritur dhe u perhapur rrezikshëm nga era. Alfred Olli u bëri apel qytetareve për të demostruar një qendrim aktiv dhe të përgjegjshëm ndaj situatës që po kalon vendi.

Qendra e Emergjencave civile tha për Dë se për fat të mirë deri tani në Shqipëri nuk ka viktima nga zjarri dhe as shtëpi të djegura.

Ndërkohë problematik nuk paraqitet vetëm masivi i pyjeve me pisha në Krujë. Vatra të rrezikshme mbeten ato në pyjet e Pukës, Dibrës, Kukësit Bulqizës. Flakët kanë përfshirë territore të tëra në zona malore të këtyre rretheve duke e bërë të vështirë ndërhyrjen për t´i shuar ato. Në të gjithë Shqipërinë janë konstatuar rreth 1000 vatra zjarri që nga fillimi i të nxehtit, pothuajse një muaj më parë.

Veç temperaturave të larta nuk mungojnë zjarrveniet e qëllimshme. Mbi 45 persona jane arrestuar për këtë krim, që sipas kodit penal të Shqipërisë dënohet deri me 10 vjet heqje lirie.