1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zhvillohet në Ohër forumi i sigurisë i NATO-s

Zoran Jordanovski 28 Qershor 2007

Delegacione nga 49 shtete kanë arritur në Ohër, ku zhvillohet takimi i dytë i Forumit të Sigurisë së Këshillit të Partneritetit Euro Atlantik (EAPR) ku marrin pjesë 26 vendet antare të NATO-s dhe 23 partnerë të saj

https://p.dw.com/p/B74Y
OhriFotografi: MIA

Prezenca e policisë ndjehet në çdo rrugë të qytetit - ndjehet gjithashtu se në Ohër po ndodh diçka e madhe dhe e rëndësishme. Gjatë ditës së enjte arritën delegacione nga 49 shtete të botës. Rreth 20 ministra priten të arrijnë aty, ndër ta edhe shumë ministra nga shtetet e mëdha të NATO-s.

Në Suedi, në Are në maj të vitit 2005, u zhvillua forumi i parë i sigurisë. Ky forum është një platformë për dialogun dhe konsultimet mbi çështjet e politikës dhe sigurisë brenda Këshillit të Partneritetit Euro Atlantik (EAPR). Ky këshill u krijua në vitin 1997, sepse NATO donte të forconte marrëdhëniet institucionale me vendet partnere. Ky këshill është një gremium bisedash me pyetjet që kanë të bëjnë me BE-në dhe SHBA-s. Forumi i sigurisë ofron mundësinë për të forcuar dialogun mbi tema që janë akute dhe aktuale. Përpara 2 vitesh në Suedi tema e sigurisë ishte tema kryesore e takimit. Temë tjetër ishte roli i organizatave joqeveritare sidomos në rindërtimin e Afganistanit.

Afganistani do të jetë një temë e rëndëisishme edhe në Ohër, ashtu si përpunimi i konflikteve dhe sigurimi i paqes. Pjesa e dytë e takimit do të përqëdorhet tek Kosova dhe e ardhmja e Ballkanit. Temë e rëndësishme do të jetë perspektiva për integrimin euro-atlantik të shteteve të Ballkanit. Por edhe tema e sigurimit të energjisë është një pikë shumë e rëndësishme e këtij takimi. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Jaap de Hoop Scheffer do ta kryesojë këtë mbledhje.


Maqedonia shpreson që të antarësohet në NATO në prill të vitit 2008. Organizimi i forumit të sigurisë nuk luan ndonjë rol kryesor për aspiratata e këtij vendin, mendon koordinatori maqedonas i NATO-s, Nikola Dimitrov.

"Organizimi perfekt dhe bukuria e Ohrit nuk mund të jenë vendimtare për antarësimin e Maqedonisë, por ato mund të influencojnë në mënyrë pozitive. Rëndësi ka që ky vend të prezantohet si një shtet me demokraci stabile, që di të zgjidhë krizat politike për të forcuar sigurinë. Por përshtypja që do të mbetet nga Ohri do të ketë efekt sepse vendimet e mëdha merren në bazë të vizioneve të atyre njerëzve që ndodhen tani në Ohër."