1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhja e Komisionit të ri Evroipan & BE-ja dhe kriza e thellë në Greqi & Problemet me Shkupin zyrtar

12 Shkurt 2010
https://p.dw.com/p/Lzoi

Me tre muaj vonesë u votua këtë javë përbërja e Komisionit të ri Evropain. Por miratimi i Komisionit nga Parlamenti Evropian do t'i kushtojë ca presidentit Barroso. Deputetët duan më shumë pushtet dhe ata do ta fitojnë atë madje me marrëveshje.

Përveç zgjedhjes së Komisionit të ri, tema më e nxehtë këtë javë në Bruksel ishte kriza në Greqi. Presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së zhvilluan një samit të posaçëm për Greqinë, ku ranë dakod për ngritjen e një rrjeti shpëtimi për vendin e zhytur thellë në borxhe.

Në rezolutën e miratuar të mërkurën, Parlamenti Evropian kërkon që të caktohet një datë në muajin mars për fillimin e bisedimeve për pranim të Maqedonisë në BE. Është e rëndësishme që në këtë periudhë të punohet edhe për zgjidhjen e çështjes mbi emrin me Greqinë.

Autor: Christoph Hasselbach//Toni Gllamçevski

Redaktoi: Bahri Cani