1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zbulim i papritur arkeologjik në Palestinë

20 Shtator 2022

Një fshatar palestinez zbulon një nga thesaret më të mëdha arkeologjike në Gazë.

https://p.dw.com/p/4H4pS
Gaza | Byzantinisches Mosaik entdeckt
Fotografi: Ibrahim Abu Mustafa/REUTERS

Teksa po mbillte një pemë ulliri pranverën e kaluar, lopata e një fermeri palestinez ndeshi në një objekt të fortë. Ai thirri të birin dhe për tre muaj ata gërmuan dhe nxorën në dritë një mozaik të epokës bizantine, i cili sipas ekspertëve është një nga thesaret më të mëdha arkeologjike të gjetura ndonjëherë në Gazë.

Gaza | Byzantinisches Mosaik entdeckt
Fotografi: Ibrahim Abu Mustafa/REUTERS

Zbulimi ka shkaktuar entuziazëm mes arkeologëve dhe drejtuesve të Hamasit.

Gaza | Byzantinisches Mosaik entdeckt
Fotografi: Ibrahim Abu Mustafa/REUTERS

Njëkohësisht zbulimi ka tërhequr gjithashtu vëmendjen për një mbrojtje më të mirë të objekteve antike të Gazës, një koleksion i brishtë i kërcënuar nga mungesa e dijes dhe e burimeve, si dhe nga rreziku i vazhdueshëm i konfliktit midis Izraelit dhe militantëve lokalë palestinezë.