Westerwelle: "Paqja e Evropës mbrohet edhe në Kosovë"
11 Gusht 2011Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle theksoi rëndësinë e këtij problemi për të gjithë Evropën. "E ardhmja e Evropës bëhet edhe këtu, dhe paqja e Evropës mbrohet edhe këtu", tha ministri i Jashtëm gjerman pas një takimi në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Koha e konfklikteve të dhunshme përgjatë vijave etnike në Evropë duhet të marrë fund, tha Westerwelle.
Thaçi falenderoi për ndërmjetësimin e KFOR-it në konfliktin në veriun e Kosovës. Njëkohësisht ai e bëri të qartë se konflikti, nga pikëpamja e tij qe i nevojshëm "për të krijuar një realitet të ri për shtetin juridik". Mosmarrëveshjet kufitare u ndezën pas vendimit të qeverisë kosovare, për të vendosur një bllokadë për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.
Sipas ministrisë së Jashtme gjermane, sot është planifikuar edhe një fluturim i Westerwelle-s në zonën kufitare të konfliktit në veri të Kosovës.
Autor: Auron Dodi (dpa)
Redaktoi: Esat Ahmeti