1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Westerwelle i shpjegon Uashingtonit politikën financiare të Berlinit

21 Janar 2012

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle u takua në Uashington me homologen e tij amerikane, Hillary Clinton. Edhe bisedime me ministrin amerikan të financave Timothy Geithner ishin pjesë e programit të vizitës.

https://p.dw.com/p/13nfR
Guido Westerwelle (FDP) flet në Uashington para Institutit Brookings
Guido Westerwelle (FDP) flet në Uashington para Institutit BrookingsFotografi: picture-alliance/dpa

Ministri erdhi shumë vonë për të mbajtur fjalimin e tij, por ai kërkoi falje në mënyrë të shkëlqyer: "Unë isha në një bisedë më ministrin e financave Timothy Geithner. Ajo ishte shumë intensive, konstruktive dhe nëse kjo ndikon në qetësimin e tregut financiar, atëherë do të ishte mirë."

Ndryshimet e pikëpampjeve midis Timothy Geithner dhe qeverisë gjermane mbi atë se si trajtohet kriza e borxheve, nuk janë zhdukur krejtësisht me këtë bisedë intensive dhe konstruktive. Qeveria amerikane kërkon një zgjidhje të shpejtë dhe më pas një rol më aktiv të Bankës Qendrore Evropiane. Kurse qeveria gjermane jo. Dhe Westerwelle shkoi në Uashington për të shpjeguar pse Gjermania ka zgjedhur një zgjidhje tjetër. "Unë nuk besoj se në krizë borxhesh mund të luftohet duke lehtësuar mundësinë e marrjeve të borxheve të reja." 

Hillary Clinton dhe Guido Westerwelle
Hillary Clinton dhe Guido WesterwelleFotografi: dapd

I angazhuar dhe me zell, ministri i Jashtëm Westerwelle kërkoi po ashtu mirëkuptim për pozicionin gjerman Westerwelle kujton në Uashington edhe diskutimet politike për heqjen e kufirit maksimal të borxheve të qeverisë amerikane. 

"Not my business."

Sigurisht, që kjo nuk është çështje e tij, thotë Westerwelle me ironi, por ai do të donte të vinte në dukje se debatet e gjata dhe borxhet e shteteve nuk janë veçanti vetëm të Bashkimit Evropian. Ato ekzistojnë edhe në SHBA. Megjithatë për Bashkimin Evropian situata është në përgjithësi e vështirë. "Kur flasim për Evropën, atëherë flasim për kombe të veçanta. Ne jemi një union, jo një vend", tha ai.

Në fund pati duartrokitje për ministrin e Jashtëm gjerman. Nëse fjalimi i tij do të gjejë jehonë në publikun amerikan dhe tek qeveria amerikane, pritet të shihet.

Außenminister Guido Westerwelle (FDP) trifft am Freitag (20.01.2012) in Washington US-Finanzminister Timothy Geithner. Westerwelle trifft in den USA unter anderem auch Außenministerin Clinton. Foto: Thomas Imo dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++
Guido Westerwelle dhe Timothy GeithnerFotografi: picture-alliance/dpa

Më vonë në bisedë me ministrën e Jashtme amerikane Hillary Clinton u fol për Afrikën e Veriut, NATO-n dhe sanksionet e reja kundër Iranit.

Autorë: Jens Borchers / Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti