1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vështrim mbi Landin e Tyringenit - Vajmari, Vartburgu dhe rrugët për ecje në natyrë

Claudia Greiner-Pachter27 Korrik 2008

Në zemër të Gjermanisë ndodhet landi i Tyringenit. Në kohën e Gjermanisë lindore, ky land ishte pjesë e RDGJ. Me 2 milionë banorë, landi i Tyringenit është i banuar pak. Ai që viziton Tyringenin ka se çfarë të shohë.

https://p.dw.com/p/EFlt
Eizenah (Tyringen)- 1000 vjeçareFotografi: dpa

Tyringeni është land i rëndësishëm i Gjermanisë si nga pikëpamja kulturore ashtu edhe historike. Në kryeqytetin e këtij landi, në Erfurt qindra mijra turistë shijojnë çdo vit qendrën mesjetarë të qytetit. Pika kulminante për turizmin është ura "Krämerbrücke", e cila është rindërtuar komplet. Me gjatësinë 120 metra, kjo urë është ura me e gjatë e banuar në Evropë. Ajo rrethon gjithshka, që nga Katedralja e Marisë e deri në Kishën Severikirche. Vetëm 25 km në lindje të Erfurtit ndodhet Vajmari.

Momentaufnahmen, Deutschland entdecken, Erfurt, Krämerbrücke
Ura "Krämerbrücke", ErfurtFotografi: Maksim Nelioubin

Gëthe dhe Shiler, Bah dhe Bauhaus

Çdo njeri që dëgjon emrin e Vajmarit mendon fillimisht për dy poetët e mëdhenj gjermanë, Johan Volfgang von Gëthe dhe Fridrih Shiler. Sepse Vajmari i klasikëve ka qenë atdheu i të dy poetëve, por edhe i shumë artistëve dhe shkencëtarëve të tjerë. Në bibliothekën e princesësh Anna Amalia gjenden dokumente origjinale të klasikëve gjermanë.

Por Tyringeni nuk ofron shumë vetëm në fushën e letërsisë. Familja Bah, e kompozitorëve vjen nga Vehmari afër Gotës (Gotha). Muzika kishtarë e rajonit nuk ka vetëm gjurmët e komponistit të famshëm, Johan Sebastian Bah, por edhe të anëtarëve të tjerë të familjes së tij. Në Vajmar filloi edhe era "Bauhaus".

Muzeumi i lodrave në Sonneberg
Muzeumi i lodrave në SonnebergFotografi: picture-alliance/ ZB

Reformacioni dhe lëvizjet studentore

Në Vartburgun e Eizenahut, (Wartburg bei Eisenach) që ndodhet në perëndim të landit të Erfurtit, Martin Luter përktheu në gjuhën gjermane biblën. Po ky Vartburg ka qenë edhe skena ku janë zhvilluar të ashtuquajturat Festat e Vartburgut. Për herë të parë ato u zhvilluan në vitin 1817 në kujtim të vitit reformator 1517, por edhe të betejës popullore të Lajpcigut. 500 studentë nga 11 universitete gjermane u takuan në Vartburg për të demostruar forcat liberale të asaj kohe dhe dëshmuar lëvizjet studentore gjermane të asaj kohe.

Por edhe historia e re gjermane ka lënë gjurmët e saj në Tyringen. Shumë pranë Vajmarit, qytetit të poetëve, ndodhet Buhenvaldi, në të cilin 50 mijë njerëz u vranë gjatë periudhës naziste. Ndarja e Gjermanisë gjatë Luftës së Ftohtë pati ndikime direkte në këtë rajon. Disa muzeume që ndodhen në kufirin gjermano - gjerman kujtojnë këtë periudhë.

Deutschland Thüringer Rostbratwurst
Salçiçe tyringeni (Rostbratwürst)Fotografi: AP

Prodhim tradicional qelqi dhe HighTech

Lausha që ndodhet në jug të Tyringenit është qyteti i prodhimit të qelqit me frymë, i cili është me traditë 400 vjeçare. Përballë tij ndodhet Zonebergu (Sonneberg) ku që prej vitit 1901 është ngritur muzeumi i lodrave, më i vjetri në Gjermani. Qyteti i shkencës Jena, ka qendrën e optikës dhe mekanikës së lehtë, që flasin për Tyringenin modern.

Ushqim në natyrë

Jashtë qytetit të Tyringenit ndodhet parajsa për lëvizjet në natyrë. Renstajgu (Rennsteig) në pyllin e Tyringenit është rruga më e gjatë malore për ecje në natyrë në Gjermani. Në çdo ecje në natyrë mund të hahet ushqimi i zonës, salçiçja tipike e vendit (rostbratwurst). Ajo është po aq e njohur sa Gëte dhe Shiler, vetëm se më e hershme. Sipas dokumentave për herë të parë salçiçja e tyringenit përmendet në vitin 1404.

Tabela e informacioneve për Tyringenin

Popullsia: 2,3 milionë banorë

Sipërfaqja: 16.172 kilometra katrorë

Kryeqyteti: Erfurt

Data e themelimit të landit: 14 tetor 1990

Fusha të rëndësishme ekonomike: Industria e makinave, teknologjia optike, turizmi