1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vullkani në Rusi kërcënon trafikun ajror ndërkombëtar

11 Prill 2023

Në lindje të gadishullit rus, Kamtshatka ka shpërthyer vullkani Shivelutç. Një re e fuqishme vullkanike lëviz në perëndim të vullkanit dhe çdo moment mund të ketë shpërthime të hirit deri në 15 kilometra lartësi .

https://p.dw.com/p/4PtXu
Vullkani Shivelutç shpërtheu në Kamtshatka
Vullkani Shivelutç shpërtheu në KamtshatkaFotografi: Kamchatsk District Information Centre/TASS/IMAGO

Qendra ruse e Vëzhgimit të Vullkanëve, KVERT dha sot alarmin e rrezikut maksimal për trafikun ajror pas shpërthimit të vullkanit në Gadishullin Kamtshatka. "Aktiviteti i vazhdueshëm mund të ketë pasoja në avionët ndërkombëtarë dhe ata që futurojnë ulët", sipas KVERT. Në lindje të gadishullit rus Kamtshatka ka shpërthyer vullkani Shivelutç. Një re e fuqishme vullkanike lëviz në perëndim të vullkanit dhe çdo moment mund të ketë shpërthime të hirit deri në 15 kilometra lartësi. Reja vullkanike shtrihet mes mes dy fshatrave Kljutshi dhe Kosyrevsk 70 kilometra larg njëri-tjetrit. Rrezikohet trafiku ajror ndërkombëtar. Fluturimet mes Japonisë dhe SHBA-së mund të anulohen.

Russland Kamtschatka Shiveluch Vulkanausbruch
Fotografi: Dmitry Levin/TASS/IMAGO