Vritet një polic, dy të tjerë plagosen rëndë
26 Nëntor 2008Polici i vrarë është Afrim Arifi 39 vjeç, anëtar i njësitit special policor ALFA. Dy policët tjerë, identitetet e të cilëve për momentin nuk dihen janë plagosur rëndë dhe gjenden në spitalin kirigjik në Shkup.
" Pacientët janë pranuar në spital me plagë të rënda dhe në gjendje shoku, ku u konstatuan plagë me armë zjarri në pjesën e qafës, barkut dhe ekstremiteteve, e më pas janë transferuar në qendrën intensive, " ka deklaruar zëdhënësja e spitalit të Shkupit, Sonja Stoshiq. Gjithnjë sipas saj gjendja shëndetësore e policëve të lënduar është në rrezik të lartë.
Do t`i godasim kriminelët, thotë Jankullovska
Ministrja e punëve të brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankulovska ka thënë se janë marrë të gjitha masat për tu kapur ata që kanë kryer këtë akt makabër. "Ne nuk do të lëshojmë pe ndaj presioneve dhe kërcënimeve të grupeve kriminele. Ne do të vazhdojmë me aksionet tona për t`i goditur bandat e kriminelëve që veprojnë në Maqedoni," ka deklaruar ministrja Jankullovska.
Të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Shkupit janë bllokuar nga patrullat policore, të cilat janë në kërkim të personave që kryen këtë akt të shumtuar.