1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vriten 40 luftëtarë militantë në Pakistan

12 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BfDg
Në rajonin pakistanez Vaziristani Verior njësitë e ushtrisë kanë sulmuar një bazë të luftëtarëve militantë. Një zëdhënës i ushtrisë bëri të ditur se rreth 40 luftëtarë janë vrarë si pasojë e sulmit në të cilin janë angazhuar edhe helikopterë ushtarakë dhe artileria. Më parë një organizatë e talibanëve kishte sulmuar në rajon një bazë ushtarake dhe kishte rrëmbyer 12 ushtarë. Që prej sulmit në muajin korrik të forcave të sigurisë në një xhami të pushtuar nga islamistët, Pakistani është përfshirë nga një valë dhune qendra e së cilës ndohet në veri-perëndim të vendit, në kufi me Afganistanin.