1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vizita e Komisionerit evropian Stefan Füle në Kosovë / Hetimet e Bundestagut për sumin në Kundus / Raportet amerikano-izraelite

19 Mars 2010
https://p.dw.com/p/MXqJ

1. Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Stefan Füle, deklaroi gjatë një vizite në Kosovë, se bashkëpunimi i vendeve të rajonit të Ballkanit duhet të bazohet në praktika gjithpërfshirëse dhe jo përjashtuese. Ai tha se ndër vendet e Bashkimit Evropian ka një konsensus të plotë se e ardhmja e Kosovës dhe rajonit është në Evropë. Udhëheqësit politik kosovar i premtuan komisionerit të BE-së për zgjerim se ata do të angazhohen në arritjen e reformave që e afrojnë Kosovë me Bashkimin Evropian. Nga Prishtina informon Bekim Shehu.

2. Me një urdhër gjerman më 4 shtator 2009 dy cisterna të rrëmbyera nga talebanët u bombarduan në afërsi të qytetit afgan Kundus. Nga bombardimi humbën jetën 142 vetë, ndër të cilët edhe civilë. Parlamenti gjerman, Bundestagu, kërkon të sqarojë çfarë ka ndodhur para dhe pas bombardimit. Prandaj krijoi një komision hetimor. Ditën e enjte u morën në pyetje për herë të parë në një seancë publike, një ish ushtarak i rangut të lartë dhe ish sekretari i shtetit në ministrinë gjermane të Mbrojtjes. Ata e shfrytëzuan rastin për të rivendosur emrin e tyre. Heiner Kiesel mori pjesë në seancë.

3. Pas kritikave të ashpra të SHBA-së ndaj Izraelit për shkak të planeve për ndërtimin e ngulimeve në Jeruzalemin lindor, ministrja e Jashtme amerikane Clinton flet me tone më të buta dhe kujton lidhjet „e pashpërbërshme" midis SHBA-së dhe Izraelit. Për shkak të konfliktit të fundit i ngarkuari amerikan Mitchell e shtyu vizitën e planifikuar në Lindjen e Mesme. Clemens Verenkotte informon.