Viti i ardhshëm interesant për politikën gjermane
14 Shtator 2008Mbi peizazhin politik në Gjermani një vit para zgjedhjeve parlamentare zviceranja «Neue Zürcher Zeitung» shkruan:
«Viti i ardhshëm premton të jetë interesant për politikën gjermane. Raportet e pritshme të forcave mund të shpien në njëfarë rilindjeje të partive të vogla, pra të liberalëve dhe të të gjelbërve, të cilëve dy partitë e mëdha po përpiqen që tani t'i bëjnë për vete me rituale të qarta testimi. Kjo sjellje prej të dashuruari e të mëdhenjve mbështetet në të kuptuarit se me ngjitjen e Partisë së Majtë në shkallën e një force kombëtare është ngatërruar tërë aritmetika zgjedhore gjermane, dhe se ditët e kaosit të landit Hesen duhen shmangur me çdo kusht në rrafshin kombëtar. Mund të ndodhë që prej kakofonisë së tanishme dhe larmisë partiake të dalë një ndarje më e qëndrueshme e pushtetit dhe një qeveri gjermane më e aftë për të vepruar..»