1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Viktima në njerëz pas përmbytjeve në Bullgari

dpa, afp, rtr/Arapi20 Qershor 2014

Reshje të forta me stuhi dhe breshër kanë shkaktuar në Bullgari përmbytje të mëdha. Së paku dhjetë vetë kanë humbur jetën, njoftojnë autoritetet, ndër ta edhe një fëmijë.

https://p.dw.com/p/1CMl1
Bildergalerie Überwschwemmungskatastrophe in der bulgarischen Schwarzmeer-Metropole Varna
Fotografi: BGNES

Në Bullgari reshjet e shumta duket se kanë shkaktuar dhjetëra viktima ndërkohë që nga përmbytjet janë bllokuar rrugët dhe janë prishur linjat elektrike. Moti i keq ka prekur më shumti qytetin e Varnës në Detin e Zi, ku ka rënë më shumë se 35 litra ujë për meter kuadrat në sekondë të enjten në mbrëmje. Qyteti bregdetar u përfshi nga një valë përmbytjeje. Vetëm në këtë qytet kanë humbur jetën dhjetë vetë, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Tek viktimat edhe një fëmijë, bën të ditur një shef policie në televizionin bTV.

Televizionet e vendit tregojnë pamje të makinave të zhvendosura apo të shkatërruara. Në zonën periferike Aspruhovo u vendos gjendja e jashtëzakonshme, masat e ujit në këtë qytet u kthyen në lumenj të rrëmbyeshëm, shumë shtëpi u përmbytën, duke ua bërë shumë të vështirë ndërhyrjen forcave të shpëtimit, njoftojnë mediat. Edhe në Bullgarinë qendrore moti i keq ka shkaktuar shumë dëme. Në qytetin Kilifarevo në veri të vendit po ashtu uijërat kanë shkaktuar shumë dëme duke përmmbytur shtëpi dhe rrugë. Në afërsi të kryeqytetit Sofje rrugët u përmbytën dhe shumë shtëpi janë shkatërruar. Edhe gjatë ditës së sotme priten reshje të stuhishme në të gjithë vendin.