Vetëvrasje në France Telekom & Rasti Berluskoni në Parlamentin Evropian
9 Tetor 200924 punonjës të France Telecom kanë vrarë veten gjatë 18 muajve të kaluar. Përballë kësaj serie vetëvrasjesh sindikatat në koncernin francez të telekomunikacionit bënë thirrje për një ditë aksioni "anti-stres". Të martën (6.10.) punonjësit duhet të shfrytëzonin të gjitha mjetet, "përfshirë grevën" për të protestuar kundër kushteve të punës. Nga Parisi informon Johannes Duchrow
Deri para pak ditësh në Romë organizoheshin demonstrata në mbrojtje të lirisë së shtypit dhe tashmë edhe Parlamenti Evropian po ushtron kritikë ndaj perandorisë mediatike të shefit të qeverisë italiane Beluskoni. Përfaqësues të të majtëve, liberalëve dhe të gjelbërve sulmuan të enjten (07.10) kontrollin e gjerë të Berlusconit mbi institucionet televizive të vendit. Konservatorët u përpoqën më kot të bllokonin debatin.
Andreas Reuter