1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

041011 Syrien UN Resolution

5 Tetor 2011

Dhuna në Siri nuk po merr fund, megjithatë projektrezoluta e fundit, e paraqitur nga evropianët në Këshillin e Sigurimit dështoi prej rezistencës së Rusisë dhe Kinës. Pse u pozicionuan kundër Rusia dhe Kina?

https://p.dw.com/p/12lgd
Iran's President Mahmoud Ahmadinejad addresses the 66th session of the United Nations General Assembly, Thursday, Sept. 22, 2011. (Foto:Richard Drew/AP/dapd)
Fotografi: dapd

Një rezolutë e paraqitur nga vendet e BE-së para forumit më të lartë të Kombeve të Bashkuara dështoi të martën në mbrëmje me veto-n e Rusisë dhe Kinës. Pavarësisht nga numri i shumë të vdekurve në vendin arab, Moska kishte hedhur poshtë çdo kritikë të aleatëve të tij. Të katër vendet e BE-së në KS, ndër to edhe Gjermania, e kishin zbutur ekstra projektrezolutën dhe kishin marrë kritika për sanksionet. Megjithë përpjekjet diplomatike prej ditësh, dokumenti në fjalë nuk u arrit të miratohej. Pas përpilimit të ri të rezolutës, udhëheqja e presidentit sirian Baschar al Assad kishte kërcënuar vetëm me masa specifike në rast se protestat në Siri do të shtypeshin edhe më tej me dhunë.  

Interesat ruse

Ministri i Jashtëm sirian Valid Muallem para OKB-së, ai tha: "Unë falënderoj të gjitha vendet që janë në këtë krizë në anën tonë dhe parandalojnë dëmet ndaj vendit tonë."

Pse qeveria në Moskë nuk e mbështeti projektrezolutën e fundit të evropianëve e shpjegon Hilal Khashan nga Universitetit Amerikan në Liban: "Rusia ka interesa në Siri. Edhe një herë, Moska nuk bën lëshime si në rastin e Libisë, pa marrë diçka për këtë. Perëndimi i ka të lidhura duart në lidhje me regjimin në Damask."

Siria vend më strategjik se Libia

Në lidhje me Libinë, ishin Kina dhe Rusia që duke abstenuar në Këshillin e Sigurimit hapën rrugën për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s. Në lidhje me Sirinë dy fuqitë me të drejtë vetoje nuk pranojnë as sanksionet ekonomike. Vendi qendror arab - fqinjë i Izraelit, Irakut dhe i Arabisë Saudite - është në nivel politik dhe strategjik, shumë më i rëndësishëm se Libia, mendon Selman Sheikh nga Instituti Brookings në Uashington: "Kjo është arsyeja pse Rusia dhe Kina janë të përmbajtura me kritika. Ka nevojë për një përpjekje kohezive - ndërkombëtare, rajonale dhe në botën arabe. Një koalicion që bën më shumë presion, si në rastin e mbrojtjes së civilëve libianë."

NEW YORK, June 7, 2011 Participants attend a United Nations Security Council meeting on "Impact of HIV/AIDS epidemic on international peace and security" at UN headquarters in New York, the United States, June 7, 2011. The UN Security Council on Tuesday unanimously adopted a resolution to underline the importance of including UN peacekeeping missions into HIV/AIDS prevention and treatment strategies. (/Shen Hong) (zw)
Fotografi: picture alliance/Photoshot

Rrëzimi i Asadit - kërkesë e opozitës

Edhe pse evropianët i kanë zbutur sanksionet në draftin e tyre - në vend të sanksioneve aty është mbajtur vetëm formulimi "masa të qëllimshme", Rusia dhe Kina nuk ndryshuan qëndrim. Sepse njëra palë e furnizon Sirinë me shumicën e armëve dhe ka edhe një bazë atje, kurse për tjetrën nafta dhe bizneset e tjera janë më të rëndësishme se të drejtat e njeriut. Për më tepër, ata argumentojnë me Perëndimin, mbi atë që a duhet të dënohet vetëm dhuna e pushtetit shtetëror apo edhe dhuna e demonstruesve.

Opozita siriane është më tepër për protesta paqësore dhe kundër ndërhyrjes së të huajve. Këshillin Kombëtar Sirian të krijuar prej grupeve të ndryshme të opozitës këtë fundjavë e bashkon vetëm një kërkesë: Rrëzimi i Asadit.

Për sa kohë Rusia dhe Kina do të jenë kundër KS nuk do të nxjerrë ndonjë rezolutë kundër Asadit. Edhe SHBA zakonisht nuk bëhen pjesëtare të rezolutave të formuluara dobët.

Autor: Ulrich Leidholdt/Pandeli Pani

Redaktoi: Lindita Arapi