1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vendosja e marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni / Vizita e Medvedevit në Beograd / Vizita e Joe Biden në Poloni / Takimi i ministrave të financave të BE-së

23 Tetor 2009
https://p.dw.com/p/KE2c

1. Maqedonia dhe Kosova pas nënshkrimit të marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare, kanë vendosur zyrtarisht edhe raportet diplomatike. Por Maqedonisë në rrugën drejt plotësimit të kushteve për integrim në BE i mbetet edhe një pengesë shumë e madhe - tejkalimi i mosmarrëveshjeve me Greqinë rreth emrit të vendit. Fatos Musliu informon nga Shkupi.

2. Presidenti rus Dmitri Medvedev qëndroi të martën për një vizitë në Serbi. Ai në Beograd u prit me një ceremoni madhështore ushtarake nga Presidenti Boris Tadiq. Dy udhëheqësit biseduan edhe për çështje të energjisë dhe sigurisë. Pas takimit Medvedev e Tadiq deklaruan se i mbeten qëndrimit të tyre për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Mimoza Cika-Kelmendi më gjerësisht.

3. Zëvendspresidenti amerikan Joe Biden shpjegoi në Varshavë, në një prej stacioneve të udhëtimit të tij në Evropën Qëndrore dhe Lindore, politikën e Barack Obamës lidhur me mbrojtjen kundër raketave. Ai garantoi të mërkurën se rajoni nuk do të lihet vetëm, apo në dorën e Moskës. Kryeminsitri polak Donald Tusk tha, se Polonia do të marrë pjesë në sistemin e ri të mbrojtjes të planifikuar nga SHBA-ja. Ludger Kazmierczak informon.

4. Shtetet e BE-së hodhën edhe një hap drejt reformimit të mbikqyrjes financiare. Ministrat e tyre të financave u morrën vesh përgjithësisht për mbikqyrjen e sistemit financiar nën ombrellën e Bankës Qendrore Evropiane. Por para marrëveshjes përfundimtare në dhjetor duhet negociuar ende, thuhet në deklaratën e ministrave të miratuar në Luksemburg. Hollësi të tjera mësojmë nga Christoph Hasselbach.

5. Javën e ardhshme në Gjermani fillon vaksinimi masiv vullnetar kundër gripit të derrave. Por para fillimit të këtij aksioni qeveria federale po përballet me akuzën e ndarjes së mjeksisë në dy klasa. Kjo për shkakun se ushtarët, policët, politikanët, deputetët dhe punonjësit e lartë të qeverisë dhe të ministrive do të vaksinohen me një lloj vaksine që nuk përmban elementë shtesë. Kurse për pjesën tjetër të popullsisë janë parashikuar dy vaksina të tjera, të cilat sipas ekspertëve mund të kenë pasoja anësore të padëshirueshme. Bettina Marx sjell hollësitë.