1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vendoset monumenti i Nënë Terezës në hyrje te aeroportit ndërkombëtar të Tiranës

Ani Ruci13 Shtator 2007

I derdhur në bronz, i lartë 6 metra, monumenti i Nënë Terezës, i vendosur në hyrje të aeroportit të Rinasit është një vepër në nderim të shenjtores

https://p.dw.com/p/BfgE
Aeroporti i TiranësFotografi: DW
Monumenti duket se u kujton udhëtareve që vijnë në Shqipëri, atyre qe ikin prej saj sesi dashuria per njeriun të çon drejt përjetësisë.

Kryeministri i Shqiperisë, i pranishëm në ceremoninë e përurimit tha se,“ monumenti është nderim për atë që më shumë se kushdo tjetër nderoi njeriun“ Por sipas kreut te qeverise së Tiranës, asnjë monument nuk mund t´i afrohet për nga madhështia atij që Nënë Tereza ngriti me jetën dhe vepren e saj.


„ Monumentet, tha kryeministri i Shqipërisë, sido që të jenë, e kanë tepër të vështirë të simbolizojnë monumentin e madh te humanizmit, që ajo ndërtoi, me dashurinë e jashtëzakonshme, me forcën e besimit të saj tek Zoti, tek Krishti dhe tek dashuria njerëzore.“,

Monumenti ështe vepër e skulptorit nga Kosova Luan Mulliqi, që është edhe Drejtor i Galerisë së Arteve Figurative në Prishtinë. Ai ndihet i kënaqur me zgjedhjen artistike mjaft origjinale të veprës së tij.

„Ka një formë antigravitive, që del nga toka, apo që mbin si një lule dhe që hapet për të paraqitur gjithë veprimtarinë e Nënë Terezës, dhe pastaj merr formën e një shigjete që priret nga qielli, nga përjetësia.“ tha skulptori Luan Mulliqi.

Monumenti i Nënë Terezës në hyrje të aeroportit ndërkombetar të Rinasit u përurua sot në vijim të aktiviteteve qe po zhvillohen në Tiranë në përkujtim të 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të Nënë Terezës. Një shtatore e saj eshte vendosur në krahun lindor të korpusit qendror të Universitetit të Tiranes duke i dhënë emrin „Nënë Tereza“ sheshit para këtij Universiteti.