1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdon vala e atentateve në Pakistan

19 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BJmP

Nga Pakistani njoftohet për atentate të reja. Në to humbën jetën më shumë se 30 vetë, deri në 60 janë plagosur. Para akademisë së policisë në Hangu në veriperëndim të vendit hodhi veten në erë një atentator vetëvrasës dhe u mori jetën edhe gjashtë vetëve. Në qytetin Hub në jug shpërtheu një bombë në çastin kur po kalonte një karvan me punëtorë kinezë.