1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdon spirala e dhunës në Irak

20 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AyaO

Bagdad: Në Irak nuk ka të ndalur spiralja e dhunës. Si pasojë e një sulmi me bomba në një xhami shiite në Bagdad janë vrarë gati 80 përsona. Ekstremistët kanë hedhur dhjetëra granata edhe në pjesët ku janë të vendosura autoritetet qeveritare irakiane, në qendër të kryeqytetit. Deri tani nuk ka të dhëna për viktima. SHBA-të kanë nisur të martën një aksion të ri kundër trupave të rrjetit terrorist Al-Kaida në veri të Irakut. Në aksionet rreth Bakubës po marrin pjesë rreth 10.000 ushtarë amerikanë dhe irakianë, të mbështetur prej artilerisë dhe helikopterëve.