Vazhdon lufta për titullin - Java e 32-të
14 Maj 2009Shtutgarti renditet i katërti në tabelën e Bundesligës me 61 pikë, pas treshes Volfsburg, Mynih me nga 63 pikë dhe Berlin me 62 pikë.
Në ndeshjet e tjera të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje u arritën këto rezultate:
Frankfurt - Bremen 0:5
Hamburg - Bohum 3:1
Kotbus - M'gladbach 0:1
Bilefeld - Hofenhajm 0:2
Ndërkohë bëhet i ditur emri i trajnerit të ardhshëm të ekipit kampion, FC Bajern i Mynihut. Në një konferencë për shtyp Karl -Heinz Rummenige, kryetari i i këshillit drejtues të ekipit, konfirmoi këtë lajm duke bërë të ditur, se Luis van Gaal do të marrë një kontratë dy vjeçare prej 1 korrikut deri më 30 qershor 2011. Holandezi 57 vjeçar ka udhëhequr deri tani ekipin AZ Alkmaar, që u bë kampion këtë vit në Hollandë.
Uli Hoenes, menaxheri i ekipit tha: "Ne këmi rënë dakord për një kontratë me të. Kjo do të nëshkruhet në ditët e ardhshme".
Autor: Mimoza Cika Kelmendi
Redaktoi: Aida Cama