1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160511 Strauss-Kahn IWF

16 Maj 2011

Shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn, vlerësohet si një nga politikanët më me influencë në botë. Tani ai ndodhet në burg, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një grua në Nju Jork.

https://p.dw.com/p/11Ghq
Arrestimi i Dominique Strauss-Kahn
Arrestimi i Dominique Strauss-KahnFotografi: dapd

Si të paralizuar janë punonjësit në funksione drejtuese në selinë qendrore të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërtesën impozante në Pennsylvania Avenue në Uashington. Mbledhjet e emergjencës pasojnë njëra-tjetrën, punonjësit kanë urdhër të rreptë për të mos folur me gazetarët. Banka globale me emrin FMN ndodhet aktualisht në "gjendje shoku".

Pikërisht fondi, i cili duhet të rrezatojë besim për tregjet financiare, bursat e para së gjithash eurozonën, është dobësuar në mënyrë masive për shkak të arrestimit të shefit të tij Dominique Strauss-Kahn.

Dominique Strauss-Kahn merret nga policia e New York-ut
Dominique Strauss-Kahn merret nga policia e New York-utFotografi: AP

Pasi 'DSK', siç thërritet nga bashkëpunëtorët e tij në Uashington Dominique Strauss-Kahn, ishte ylli i pakontestuar i FMN-së. Vërtet epiteti i tij "joshësi i madh" e ndoqi atë edhe në Uashington dhe lidhja me një bashkëpunëtore e vuri bosin e FMN-së në pozitë të vështirë në vitin 2008. Edhe tendenca e tij ekstreme për një jetë luksoze shkaktone shpoti të lehta.

Bosi i FMN-së me një rrogë mujore neto prej 35.000 dollarrësh e inskenoi veten edhe në SHBA si një "socialist i kaviarit". Sipas medieve amerikane me shoqërinë Air France, ai kishte një marrëveshje speciale, e cila i garantonte atij në çdo avion një vend në klasin e parë. Dhe në lagjen e njerëzve të shquar në Uashington, Georgetown ai i kishte lejuar vetes një vilë me vlerë 4 milionë dollarë: kjo përshtatej mirë me imazhin e tij si yll i skenës së financave.

Sipas gjykimit të përbashkët të botës financiare, Strauss-Kahn e përmirësoi shumë emrin e Fondit Monetar, që prej marrjes së postit në vitin 2007. E pikërisht në kohën e krizës dramatike financiare dhe ekonomike ai i dha organizatës imazhin e një spirance shpëtimi, me famë ndërkombëtare.

Takimi i pranverës së FMN
Takimi i pranverës së FMNFotografi: AP

Strauss-Kahn e manovroi FMN-në me sovranitet në krizën financiare. Socialisti francez konsiderohej si njeriu i cili jo vetëm kishte lidhje të mira me qeverinë socialiste greke, por fjala e të cilit kishte peshë të veçantë në Berlin dhe Bruksel sa i takon paketave të shpëtimit për Greqinë dhe Portugalinë.

Por Strauss-Kahn nuk do ta prezantojë më FMN-në në takime ndërkombëtare, të paktën jo për një farë kohe. Dhe zëvendësi i tij John Lipsky, i cili u caktua të dielën (15.5.) drejtor i përkohshëm në një takim me tension të jashtëzakonshëm, cilësohet nga gazeta "Wallstreet Journal" si një "figurë e dobët".

Për këtë përcaktim ka kontribuar edhe njoftimi i vetë Lipskyt pak ditë më parë, se në fund të gushtit do të largohet nga FMN dhe do të dalë në pension.

Strauss-Kahn i akuzuar për përdhunim, zëvendësi i tij me mendje tashmë në pension. Çfarë do të thotë kjo për FMN-në? Kjo është pyetja që ngrenë mediet në SHBA. Në fund të fundit Strauss-Kahn ishte personazhi më i njohur në ndihmën për Greqinë.

"Momenti nuk mund të kishte qenë më i keq", mendon Bob Davis, specialisti i Wallstreet Journal për Fondin Monetar. Dhe kjo vlen jo vetëm për FMN-në por edhe për Evropën.

Autor: Ralf Sina/ Eliana Xhani

Redaktoi: Aida Cama