1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtritë virtuale - Trupat Battle Groups të BE-së i tejkalojnë trupat Response Force të NATO-s

Klaus Dahmann 17 Shtator 2007

Sot dhe nesër më 17 dhe 18 shtator pritet të zhvillohet në Berlin konferenca evropiane për sigurinë. Një ndër temat ka të bëjë me të ashtuquajturat Battle Groups të BE-së, trupa speciale që dërgohen në rajone krizash.

https://p.dw.com/p/BgeV
Luftë hijesh?Fotografi: AP

Ushtri virtuale luftojnë për pushtetin virtual - Jo kjo nuk është një loje e re kompjuterash, por realitet, i cili deri përpara pak vitesh ishte në qendër të vëmendjes së stretegëve ushtarakë të NATO-s dhe BE-së. NATO kishte dyshimet e saj tek forcat e reja të BE-së, Battle-Groups, që do të krjoheshin në mënyrë paralele me trupat Response Force të NATO-s.

Të dyja këto trupa ekzistonin vetëm në mënyrë teorike, pra shtetet anëtare kishin pranuar të vinin forca ushtarake në dispozicion. Por meqënëse shtetet antare të NATo-s janë njëkohësisht edhe anëtare të BE-së ky plan tingëllonte në vitin 2002 si një planifikim i dyfishtë.

Ronja Kempin nga fondacioni Shkencë dhe Politikë në Berlin: "Ekzistonte shqetësimi se shtetet e BE-së do të fokusoheshin tek trupat e tyre Battle Groups dhe tek procesi i transformimit, që kish filluar NATO me trupat Response Force dy vite më parë."

Ky transformim do të thotë heqjen dorë nga mbrojtja e vendit dhe zhvillimin e turpave mobile ushtarake - Vendim ky që u morr nga NATO pas përfundimit të Luftës së ftohtë e sidomos pas 11 shtatorit 2001. Motoja e asaj kohe ishte: Me ushtri tradiconale nuk luftohet dot terrorizmi. 25.000 ushtarë duhet të qëndronin në dispozicion për misione në rajone krizash.

Por BE-ja kishte planet e tij ushtarake. Trupat Eurocorps në Strasburg më brigadat gjermano-franceze ishin hapi i parë në këtë drejtim. Battle Groups janë hapi tjetër: 13 trupa me 1.500 deri në 2.000 ushtarë që janë në dispozicion.

Mbledhjet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së patën si rezultat një kompromis të përbashkët: Të dyja institucionet vendosën të pozicionojnë një oficer të NATO-s në qendrën e BE-së dhe një oficer të BE-së në qendër të NATO-s. Por tani kjo ide nuk po zhvillohet me hapat e duhura, sepse SHBA-s kanë humbur interesin në pjesëmarrjen e tyre në trupat Response Force. Uashingtoni e kupoti në rastin e Irakut se jo të gjitha shtetet antare të NATO-s janë të gatshme të marrin pjesë në çdo mision. Kjo është arsyeja përse amerikanët kanë tani më shumë besim në të ashtuquajturin "koalicionin e vullnetarëve".

Po ky zhvillim ka edhe anë pozitive, mendon Ronja Kempin."Në Amerikë ka ndodhur një ndryshim i mënyrës së zhvillimit të politikës së sigurisë, gjë që mbështet indirekt konceptimin evropian të krijimit të një shteti, të ruajtjes së paqes, të stabilizimit të shteteve. Pra në fakt realiteti politik e ka parakaluar konceptin e NATO-s me trupat Response Force."