Ushtria shqiptare me plane modernizimi
22 Shkurt 2006Reklamë
Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë kanë paraqitur para një ekipi të nivelit të lartë të NATO-s planin e veprimit të modernizimit të ushtrisë shqiptare deri në vitin 2015.
Pas bisedimeve dy palëshe dhe informimit të detajuar mbi reformën e deritanishme në ushtrine shqiptare, zyrtarët e Aleancës Veriatlantike kanë theksuar se anëtaresimi i Shqipërisë në NATO, kërkon jo vetëm përmbushjen e standarteve ushtarake, por dhe ato politike, në stabilitetin e institucioneve, funskionimin e shtetit ligjor dhe rregullave të ekonomisë së tregut.
Autoritetet shqiptare synojnë që të marrin ftesën për anëtarësim në NATO, pas dy vjetëve, në samitin e rradhës kur do të shqyrtohet zgjerimi i mëtejshëm i organizatës.