1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtria izraelite vret tetë ushtarë të Hamasit

5 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BCvU
Qyteti i Gazës: Ushtria izraelite ka vrarë gjatë një sulmi në Rripin e Gazës, të paktën tetë palestinezë. Sipas të dhënave palestineze kryesisht bëhet fjalë për pjestarë të armatosur të Hamasit radikal islamik. Ushtarët izraelitë më parë kishin depërtuar me tankse në rajon. Sipas disa të dhënave ata janë sulmuar në afërsi të kampit të refugjatëve Maghasi në lindje të Qytetit të Gazës. Para një jave ushtria izraelite kishte vrarë gjatë sulmeve të zhvilluara në këtë zonë 12 palestineze, qysh prej marrjes së pushtetit nga Hamasi në mes të qershorit.