1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtria izraelite vret shtatë militantë të Hamasit

6 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BD2G

Qyteti i Gazës:Trupat izraelite kanë vrarë së paku shtatë palestinezë gjatë përleshjeve të sotme me militantët e Hamasit në Rripin e Gazës. Armata izraelite njoftoi se luftimet kishin filluar kur trupat hapën zjarr ndaj personave të armatosur që avanconin drejt forcave izraelite, që kryenin një operacion në Gazë. Lëvizja islamike Hamas e mori kontrollin në Gazë muajin e kaluar pasi i zbrapsi forcat e lëvizjes Fatah të presidentit Mahmud Abbas, që mbështetet nga perëndimi.