1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtria izraelite vret dy aktivistë palestinezë

23 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Btsq

Si pasojë e përleshjeve me ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor humbën jetën dy pjesëtarë të lëvizjes militante palestineze, Xhihadi Islamik. Poashtu njoftohet edhe për plagosjen e një ushtari izraelit. Siç njoftuan përfaqësuesit palestinezë dhe izraelitë deri tek luftimet ka ardhur kur një njësi speciale izraelite provoi të arrestonte disa aktivistë palestinezë në Xhenin. Një zëdhës i ushtrisë izraelite tha, se është arritur të arrestohen gjashtë persona.