1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtria amerikane zbulojnë një depo armatimi në Irak

21 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bt9B
Ushtria amerikane në Irak ka zbuluar një depo të madhe armatimi në veri të kryeqytetit Bagdat. Sipas të dhënave ushtarake atje janë gjetur më tepër se 18 tonë lëndë shpërthyese dhe 35 raketa. Depoja në provincën Salahedin është zbuluar gjatë vëzhgimeve me helikopter. Salahedin banohet kryesisht me sunitë. Kryeqytet i provincës është Tikriti, fortifikata e ish-pushtetmbajtësit irakian Sadam Hysein (Saddam Hussein).