040308 Jahresbericht Bundeswehr
5 Mars 2008Reklamë
Tema që zgjodhi këtë rradhë i ngarkuari i parlamentit gjerman për ushtrinë, ishte e veçantë: Gjendja fizike e ushtarëve. Sipas Rajnhold Robes, shumë ushtarë nuk kujdesen siç duhet për gjendjen e tyre fizike:
"Në opinionin publik ushtari gjerman vlerësohet si i shëndetshëm, në formë dhe sportiv. Por nuk është më kështu! Realiteti është fatkeqësisht ndryshe. Gjatë vizitava të shumta që kam kryer tek trupat tona, kam vënë re rregullisht se sporti nuk ka rëndësinë e duhur për bundesverin gjerman."
Mbi 40% e ushtarëve mes moshës 18-29 vjeç kanë mbipeshë, vazhdoi Robe. Madje ata që punojnë në sektorin civil nuk merren pothuajse fare me sport. Sipas Rajnhold Robe një ndër shkaqet kryesore për këtë fenomen është burokracia që zotëron tek bundesveri gjerman me qindra rregullat e saj:
"Rregulla këto që nuk e lejojnë ushtarin ta ketë njëherë tavolinën e punës bosh. Edhe kur mendon të bëjë një vrap rreth kazermës, ai ndihet keq, sepse mendon se ende nuk e ka kryer punën që ka mbi tavolinë. Ky është problemi dhe këtu duhet kërkuar zgjidhja për të."
Pak sport dhe gjendje e dobët fizike - Mos vallë mbrotoja e vendit tani është në rrezik, sepse ushtria gjermane nuk është aq fit sa duhet ?
"Jo, askush nuk e thotë këtë. Do të ishte me siguri një temë për mediat, por jo. Nuk është kështu!"

Reklamë