1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gati marrëveshja - Ushtarë amerikanë në Poloni

15 Gusht 2020

Ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo nënshkroi gjatë turit të tij diplomatik në Europë edhe marrëveshjen përkatëse në Varshavë për stacionimin e ushtarëve amerikanë.

https://p.dw.com/p/3h0wY
Mike Pompeo besucht Polen Warschau EDCA Unterzeichnung
Ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo dhe ai i Mbrojtjes, Mariusz BlaszcakFotografi: picture-alliance/PAP/P. Supernak

Ndërkohë ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo nënshkroi gjatë turit të tij diplomatik në Europë edhe marrëveshjen përkatëse në Varshavë për stacionimin e ushtarëve amerikanë. Mes tyre do të zhvendosen edhe ushtarë amerikanë që janë të stacionuar në Gjermani. Marrëveshjen për palën polake e nënshkroi ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blasczak.

Presidenti polak, Andrzej Duda theksoi, se në fund në Poloni nuk do të ketë vetëm më shumë ushtarë amerikanë dhe më shumë infrastrukturë të ushtrisë amerikane. „Do të forcohet edhe garancia, që ushtarët tanë në çdo lloj rreziku, nëse është një rrezik për Poloninë apo SHBA do të qëndrojnë krah për krah." Marrëveshja parashikon edhe zhvendosjen e një pjese të shtabit qendror të V.Korps të ushtrisë amerikanë në Fort Knox nga Kentucky në Poloni.

Mike Pompeo besucht Polen Warschau
Takimi i Pompeos me kryeministrin polak, Mateusz MorawieckiFotografi: Reuters/J. Skarzynski

Aktualisht ka 4.500 ushtarë amerikanë në Poloni, por jo një bazë ushtarake amerikane të përhershme. SHBA dëshiron të tërheqë 12.000 nga 36.000 ushtarët amerikanë në Gjermani. Më shumë se gjysma do të kthehen në SHBA, pjesa tjetër do të shpërndahet në Europë, edhe në Poloni. Moska e kritikon prezencën e lartë ushtarake amerikane në Europën Lindore dhe në kufijtë e saj.

 

la/ag