1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtarë amerikanë dhe irakianë në një ofensivë të madhe në Irak

19 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AySK

Bagdat: SHBA-të kanë drejtuar një ofensivë të madhe kundër luftëtarëve të dyshuar të rrjetit terrorist të El-Kaidës. Rreth 10 mijë ushtarë amerikanë dhe irakianë janë të përfshirë në këtë operacion, tha një zedhënës i ushtrisë amerikane. Territori kryesor i këtij operacioni është rajoni përreth qytetit Bakuba, në veri të Bagdatit. Vetëm përgjatë orës së parë të fillimit të ofensivës, u vranë 22 kryengritës. Gjatë një shkëmbimi zjarri mes policisë radikale dhe milicisë se udhëheqësit shiit radikal, Mokatada al Sadr, në qytetin jogor irakian Nassarija, u vranë 35 njerëz dhe 125 të tjerë u plagosën.