1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushqimi i lopëve dhe mbrojtja e klimës

Birgit Maaß
23 Maj 2022

Lopët ushqejnë njerëzimin me mish e qumësht, por ato lëshojnë dhe sasi të mëdha metani, gaz që shkakton efektin serrë. Prandaj në mbarë botën po kryhen eksperimente për të reduktuar emetimet e metanit.

https://p.dw.com/p/4BgRK
 Fokus Europa Großbritannien Kühe
Ed Towers dhe lopët e tij Fotografi: DW

Në botë ka rreth 1.5 miliardë lopë. Ato shkaktojnë një të tretën e të gjitha emetimeve të metanit, kryesisht kur marrin frymë. Lopët janë pra vrasëse të klimës, sepse metani është një gaz tepër i rrezikshëm që shkakton efektin serrë. "Metani shkakton 50% të dioksidit të karbonit dhe nëse nuk e zgjidhim këtë problem, nuk do të mund të prodhojmë dhe as do të pimë më qumësht. Duhet ta zgjidhim këtë problem që industria e qumështit të mbijetojë dhe po ashtu të mos ta dëmtojmë planetin." - thotë fermeri Ed Towers.

Ushqim me hudhra dhe agrume

Tashmë ka shumë alternativa ndaj qumështit të lopës: si qumështi i sojës, tërshërës apo i bajameve. Fermerët si Towers duan ta ndërpresin këtë tendencë, prandaj familja Towers po eksperimenton me një përzierje të re ushqimore të përbërë nga hudhra dhe agrume. Kjo ndikon enzimat në stomak dhe zorrë dhe rezultati është se lopët lëshojnë tridhjetë për qind më pak metan. "Falë ushqimit të ri, qumështi ynë ka një ekuilibër klimatik shumë më të mirë. Ne i shtojmë ushqimit të lopëve tona hudhra dhe agrume." thotë Ed Towers.

Future Now Projekt Methanhydrat Bild 1 Kühe
Fotografi: DW

 

Në fermën e familjes Tower në Anglinë veriore vijnë rregullisht fermerë të interesuar dhe ekspertë të bujqësisë. Vizitorët interesohen për produktin e ri - në mënyrë që gjithnjë e më shumë fermerë të përmirësojnë bilancin e CO2. Familjet e tyre jetojnë në këtu zonë për shekuj. Toka nuk është e pasur, thonë fermerët dhe ata nuk mund të kultivojnë shumë prodhime. Por si kullotë është perfekte.

Mbrojtja e planetit përgjegjësi të veçantë

Babai i fermerit Ed Towers, John Towers, e konsideron mbrojtjen e tokës dhe të planetit si një përgjegjësi të veçantë dhe thotë se është "me fat që mund të punoj me brezin e ri të familjes sime që janë më të përparuar dhe të informuar për ndryshimet e mëdha klimatike. Djemtë e mi e kanë përshtatur biznesin tonë me atë që kërkojnë konsumatorët."

Klimaschutz-Kuh
Fotografi: AP

Shtesa e ushqimit për 400 lopët që ka familja Towers kushton rreth njëzet mijë euro në vit. Në të ardhmen prodhimi i qumështit që nuk ndikon ndaj klimës do të bëhet pjesë e tregtisë së emetimeve - dhe kështu ai mund të kompensojë kostot shtesë, thotë Ed Towers.

Shumë fermerë janë të tradicionalë dhe skeptikë ndaj ndryshimeve, thotë John Towers. Por ne po mundohemi të bëjmë gjithçka që edhe fermerët e tjerë të anagazhohen për mbrojtjen e klimës, argumenti ynë është që qumështi i lopëve tona nuk ka aspak shije hudhre.