1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

UNMIK: NATO dhe policia ndërkombëtare i garantojnë Kosovës siguri

7 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BdSK

Administrata e UNMIK-ut i ka rikujtuar Beogradit se në Kosovë ndodhen të vendosura forcat e NATO-së dhe se policia ndërkombëtare është përgjegjëse për sigurinë dhe mjedisin e qetë në Kosovë. Reagimi vjen si pasojë e një interviste të sekretarit shtetëror për Kosovën, Dushan Prorokoviç dhënë gazetës "International Herald Tribune", gjatë së cilës ai ka thënë se Serbia është e gatshme të përdorë edhe forcën për t'i penguar vendet perëndimore që ta njohin pavarësinë e Kosovës.