1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Überfüllte Universitäten

5 Tetor 2011

Një gjymë milioni studentë fillojnë në ditët e ardhshme studimet e larta në Gjermani një numër i madh si kurrë më parë. Prej ku vjen kjo dyndje dhe cilat janë masat e universiteteve për ta vënë gjendjen nën kontroll?

https://p.dw.com/p/12mhD
Ky auditor është ende i jo i tejmbushur, Martin-Luther-Universität Halle-Wittenberg
Ky auditor është ende i jo i tejmbushur, Martin-Luther-Universität Halle-WittenbergFotografi: picture-alliance/ZB

Në dhomat e AStA-s, të Komisionit të Përgjithshëm të studentëve të Universitetit të Këlnit telefoni nuk pushon. Kryetari i AStA-s, Jonas Thiele në fillim të semestrit ka shumë punë për të bërë. "Ka shumë, shumë njerëz që na pyesin për dhoma banimi. Ka shumë studentë të huaj që pyesin, që kërkojnë vend banimi. Situata reale do të dalë në pah gjithsesi javët e ardhshme, kur të nisin fazat e orientimit." 

Shkaku për vërshimin e studentëve: në shumë gjimnaze gjermane, këtë vit kanë përfunduar studimin dy breza maturantësh. Të parët e kanë përfunduar gjimnazin në mënyrë të rregullt, pas 13 vjetësh, të tjerët (për shkak të një reforme të studimeve) që pas 12 vjetësh. Meqenëse këtë vit u ndërprenë edhe shërbimi ushtarak i detyrueshëm edhe shërbimi civil, në universitete vijnë edhe shumë të rinj, të cilët përndryshe do të kishin qenë duke kryer shërbimin e detyruar ushtarak ose shërbimin civil. Qendra për Shkollat e Larta në Gütersloh llogarit maksimalisht një gjysmë milionë më shumë studentë që do të nisin semestrat e parë në semestrin e dimrit 2011/2012.

Jonas Thiele, Uni Köln
Jonas Thiele, Uni KölnFotografi: D. Grathwohl/DW

Salla plot, megjithë ndërtesat e reja?

Universiteti i Këlnit ka reaguar ndaj kësaj gjendjeje me masa të ndryshme: direkt para ndërtesës kryesore të universitetit për shembull është ndërtuar qendra e shërbimit për studentët. Aty do të zenë vend të tjera ASta dhe sekretariati për studentët. "Edhe kjo është një pikë ujë në shkretëtirë, kur shoh se sa shumë seminare ofrohen në ato ambiente." Kështu shprehet Jonas Thiele, që shton se ndërtesa në fjalë do të përfundojë vetëm në vitin 2013.

Auditorët e tejmbushur do të mbeten me sa duket realitet, supozon ai. Për studentët që përfaqëson ai, ai dëshiron të ketë më shumë vëmendje për mësimdhënien nga ana e Universitetit të Këlnit, dhe jo vëmendje për projektë kërkimore me prestigj. Raporti i pedagogëve dhe studentëve në këto rrethana merret me mend që në shumë lëndë nuk është i mirë. Dhe kjo megjithëse sipas Zyratës Federale të Statistikave, numri i shkencëtarëve në universitete tani është rritur dukshëm.

400 vende të reja për mësimdhënës

Edhe në Universitetin e Këlnit u krijuan 400 vende të reja pune, informon zëdhënësi i Universitetit të Këlnit, Patrick Honecker. "Situata është e tillë që në të gjithë bllokun universitar ne kemi një raport përkujdesjeje ndaj studentëve një me 69. Kjo në një kohë kur vazhdon të ekzistojnë dallime: kur flasim për sektorin juridik ose shkencat ekonomike raporti është 1 me 100. Ky raport është përmirësuar dukshëm, përpara ai ka qenë një me 140, një me 150."

Veç kësaj Patrick Honecker tërheq vëmendjen për godinën e re të seminarit dhe për zgjerimin e qendrave konsultuese. Në Këln nuk rrinë duarkryq, thotë zëdhënësi i universitetit. Por për arritjen e një përkujdesje të përshtatshme për 40.000 studentët në Këln duhet të krijohen disa qindra vende të reja pune, pranon ai. Kjo kthehet njëkohësisht në një problem financiar.

Vendet e reja të studimit financohen me të ashtuquajturat paketa ndihmë I dhe II për Shkollat e Larta nga landet federale dhe nga federata. Shërbimi i Studentëve kujdeset nga ana tjetër, që çmimet e ushqimeve në mensë dhe dhomat për studentët të jenë me çmime të pagueshme prej tyre.

Autor: Daphne Grathwohl / Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj