Unë vetëm sa shes salçiçe - Pronarja e një lokali në Berlin
3 Korrik 2008"Ora është dhjetë e gjysmë dhe prapëseprapë ka pak klientë", thotë duke u ankuar Valtraud Ciefogel (Waltraud Ziervogel). 72 vjeçarja është e nevrikosur. Dikur në lokalin e saj mbahej rradhë për të ngrënë salçiçet legjendare me curry që quhen "konnopke". Max Konnopke ka qenë i ati i Valtraud Ciefogel. Kur ishte 19 vjeç, ajo morri përsipër drejtimin e lokalit në lagjen Prenzlauer Berg të Berlinit.
Salçiçe me curry
"Unë çohem çdo ditë në tre e gjysmë të mëngjesit," thotë gruaja me trup të vogël. "Në katër e gjysmë i kam hipur makinës, dhe vij këtu për të përgatitur gjithshka dhe në pesë e gjysmë e hapim dyqanin." Dhe vërtet në pesë e gjysëm të mëngjesit vijnë këtu klientët e parë që duan të hanë "curry me patate". Ata janë shëtitësit e fundit të natës, që sapo janë larguar nga sallat e kërcimit dhe klubet e qytetit. Në orën 1 të mesditës lokalin e merr në dorë i biri i Valtraud Ciefogel. Pastaj ajo merret me letrat dhe llogaritë.
Punë e rëndë nga mëngjesi në darkë
Lagja Prenzlauer Berg nuk ka qenë gjithnjë lagje me banorë me moshë të re. "Kur pas Luftës së Dytë Botërore im atë hapi këtu lokalin e tij, kjo lagje ishte lagje punëtorësh", thotë Valtraud Ciefogel . "Sot këtu jetojnë studentë që vijnë nga perëndimi i Gjermanisë, avokatë dhe mjekë. Dhe banorët që kanë pas jetuar dikur këtu nuk mund të jetojnë më sepse qeratë janë ngritur shumë."
Përzierje legjendare keçapi (ketchup) nga lindja
Në vitin 1941 i ati i saj së bashku me gruan e tij patën filluar të shisnin salçiçe nën një tendë të vogël. Por salçiçet me curry, produkti që i dha shumë sukses dyqanit u prodhuan më vonë. Vëllai i Ciefogelës punontë në vitet pesëdhjëtë në Berlinin perëndimor. Berlini ishte ndarë, por muri nuk ishte ndërtuar ende. Ai pa në perëndim tëqytetit salçiçet me curry, mësoi si bëheshina ato dhe solli recetën tek i ati, që jetonte në pjesën lindore të qytetit. Ai solli po ashtu një tub keçapi (ketchup) nga perëndimi. "Pastaj ne provuam që të prodhonim vetë keçap duke përzier salcë domatesh dhe pure domatesh, diçka që shijonte si keçapi. Sepse ne në lindje nuk mund të gjenim keçap të vërtetë." Por edhe sot përzierja speciale konnopke shijon si atëherë, me një shije të veçantë dhe që shijon.
Gjithshka ndryshon - Konnopke mbetet
Në Berlin gjithshka ka ndryshuar në dhjetëvjeçarin e fundit. Lokali Konnopke është një vend që ka mbetur siç ka qenë, stabil. Valtraud Ciefogel ka qenë këtu kur u ndërtua Muri i Berlinit, dhe ka qenë këtu edhe kur u rrëzua ai. Pastaj erdhën perëndimorët. "Të gjithë donin të blenin salçiçe me curry, por për fat të keq në nuk mund t`i praninom paratë e tyre perëndimore," tregon ajo për ditët interesante pas ndryshimit të sistemit. Berlini është qyteti i saj, ajo nuk mund të jetonte dot në një qytet tjetër, thotë ajo. Çfarë i pëlqen asaj këtu? "Lëvizje e shumta. Vazhdimisht këtu ndryshon diçka."