1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Uji energji e ripërtëritshme?

Angelina Verbica2 Maj 2013

Shumë rrymë mund të prodhohet nga hidrocentralet. Potencial të pashfrytëzuar ka mjaft në Gjermani dhe në BE. Problemi është se energjia ujore është një energji e rinovueshme por e diskutueshme.

https://p.dw.com/p/18QeF
Hidrocentral i vogël në Grimsnes të GjermanisëFotografi: picture-alliance/Uwe Gerig

Fuqia e ujit ka qenë motor i industrializimit dhe në fillim të shekullit të kaluar ka qenë ende burimi kryesor i energjisë në Gjermani. Mbi 100.000 hidrocentrale kishte atëherë. Ndërsa sot janë vetëm rreth 7.500, që ofrojnë rreth tre për qind të energjisë elektrike të Gjermanisë.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve hidrocentralet në Gjermani mund të arrijnë në 50 për qind, kur të jenë vënë përsëri në veprim afro 20.000 stacione të vjetra dhe të reja.

Mbrojtja e ambjentit kundër shfrytëzimit të fuqisë ujore?

Megjithatë ky rigjallërim i potencialit të fuqisë së vjetër hidrike është i diskutueshëm. Autoritetet për furnizimin me ujë, peshkatarët dhe mbrojtësit e natyrës shpesh shprehin rezerva dhe duan sa më pak barriera e diga për prodhimin e energjisë në lumenj. Ata frikësohen se peshqit në lumenj mund të dëmtohen nga turbinat.

Rezervuare në formë shkalle të peshqve në Gjermani
Rezervuare në formë shkalle të peshqve në GjermaniFotografi: dapd

Rikthimi i peshqve të larguar është i mundur vetëm atëherë, kur lumenjtë të rinatyrohen sa më shumë të jetë e mundur. Këtë e parashikon edhe direktiva e BE për ujërat, sipas së cilës të gjithë përrenjtë dhe lumenjtë deri në vitin 2015 duhet të jenë të kalueshëm për të gjithë qëniet e gjalla. Këtu bën pjesë edhe rregullimi i zonave të përmbytura dhe bregoreve, që janë zona të rëndësishme për vendosjen e vezëve nga peshqit.

Peshqit shëtitës si trofta e detit, apo salmoni dalin nga vezët në lumenj dhe rriten pastaj në det. Kur ato piqen seksualisht, vijnë përsëri në lumenj për të lëshuar vezët. Ngjala në bazë të marrëveshjes për mbrojtjen e llojeve është një peshk shëtitës shumë i rrezikuar me një cikël jetese të kundërt. Ai del vetë nga vezët dhe lëshon vezë në Atlantik dhe e kalon pothuajse gjithë jetën në lumenj dhe pastaj duhet të kthehet në det për t'u shumuar.

Gjermania dhe Europa kanë potenciale të pashfrytëzuara për hidrocentrale
Gjermania dhe Europa kanë potenciale të pashfrytëzuara për hidrocentraleFotografi: AP

Përkrahësit e shfrytëzimit të fuqisë ujore kundërpërgjigjen, duke thënë se numri i peshqve në ujërat gjermane para 100 vjetësh ka qenë dhjetë herë më i lartë se sa sot, megjithëse shfrytëzimi i energjisë ujore ishte dhjetëfish më i lartë. Ata i konsiderojnë në rradhë të parë pesticidet dhe plehrat bujqësorë, si dhe kimikatet dhe medikamentet në ujërat e zeza si kërcënimin më të madh për peshqit. Ndërsa peshkatarët pohojnë se cilësia e ujit është përmirësuar ndjeshëm në dekadat e fundit, por rikthimi i peshqve është një proces i gjatë.

Shfrytëzimi i burimeve ekzistuese për transformimin e energjisë

Ambjentalistët kërkojnë një rishikim dhe një balancim të interesave konfliktuale mjedisore. "Shumë diga janë aty prej shekujsh, ata duhet të shfrytëzohen për të përftuar rrymë dhe për të kryer kthesën në përdorimin e energjisë", thotë Rolf Ahlers, nga Federata për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit, BUND. Në intervistë për DW Ahlers thotë: "Ne duhet ta çojmë përpara mbrojtjen e klimës, sepse pa mbrojtjen e klimës nuk do të ketë mbrojtje të natyrës."

Axel Berg, shef i Eurosolar, i shoqatës evropiane për energjitë e ripërtëritshme akuzon shoqatat e peshkimit se pengojnë përdorimin e fuqisë së ujit me argumente jorelevante. "Peshkatarët e lumejve përpiqen të na thonë se peshqit e rritur në rezervuara janë ekologjikë, në mënyrë që të shpëtojnë hobin e tyre, por ne nuk mund ta pranojmë këtë, sepse klima ndryshon", thotë politikani i PSD.

Erneuerbare Energie - Wasserkraft
Energji e ripërtëritshme edhe përmes hidrocentraleveFotografi: dpa

Ai dëshiron të zgjerojë shfrytëzimin e fuqisë natyrore të ujit në Gjermani. "80 deri 90 përqind e peshqve në lumenjtë tanë janë peshq të rritur në rezervuare, pra jo peshq të vendit. Ato vendosen në pranverë në ujëra nga peshkatarët, peshkohen në vjeshtë dhe pastaj përfundojnë në tenxheren e gatimit", thotë Berg në një intervistë me Deutsche Welle. Shkallët e kushtueshme për peshqit lëvizës, të ngritura pranë hidrocentraleve për, ai nuk i konsideron të nevojshme për çdo lum, por vetëm aty ku ekzistojnë llojet e peshqve shëtitës.

Prodhimi i i energjisë pavarësisht nga dielli dhe era

Përkrahësit e energjisë ujore pranojnë se prodhimi i rrymës nga era dhe dielli do të jetë edhe në të ardhmen forma më e rëndësishme dhe më e lirë e prodhimit të energjisë elektrike të rinovueshme në Gjermani. Megjithatë ata e konsiderojnë zgjerimin e hidrocentraleve të arsyeshëm, për shkak se hidrocentralet kryesisht në dimër prodhojnë energji elektrike edhe atëherë, kur nuk ka diell dhe erë. Përveç kësaj hidroenergjia mund të ruhet shumë mirë dhe është gjithmonë në dispozicion, kur nevojitet. "Ajo është e lirë", thotë për DW Harald Uphoff, drejtor i Federatës së hidrocentraleve gjermane. "Ai është një plotësim elegant i energjisë solare dhe të erës."

Wasserkraftwerk Itaipu - größtes Bauwerk der Welt
Shumë vende të botës furnizohen me rrymë nga hidorcentrale të fuqishmeFotografi: picture-alliance / dpa

Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike nga energjia e ujit është shumë e ndryshme. Sa më e madhe të jetë masa e ujit dhe lartësia e rënies së ujit, aq më i lirë prodhimi, thotë Martin Weissmann, profesor i inxhinierisë hidrike në Universitetin e Karlsruhes. Impiantet e mëdha hidrike prodhojnë sipas informatave të tij në Evropë një kilovat orë energji elektrike për tre deri në pesë cent, impiantet mesatare (2000 deri 3000 kW) për rreth dhjetë cent dhe në impiantet e vogla ujore për deri në 20 cent.