1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tërmeti në Italinë Qendrore; Reagimet në Kosovë ndaj shkrimit të BBC-së për burgjet e UÇK-së; Vizita e presidentit amerikan Barack Obama në Irak

10 Prill 2009
https://p.dw.com/p/HUWu

1. Në fillim të javës një tërmet i fotë tronditi Abrucon në Italinë qendrore. Numri i viktimave te premten kaloi mbi 280. Qyteti i prekur më shumë është L´Akuila, ku ekipet e ndihmës edhe në ditët e Pashkëve po vazhdojnë punën për gjetjen e të mbijetuarve, ose të trupave të viktimave nëpër rënoja. Tërmeti në L´Akuila ka shkatëruar shumë shtëpi banimi, por edhe mjaft ndërtime të trashëgimisë kulturore. Një vështrim për t´u njohur më nga afër me këtë rajon nga Giovana Nanci.

2. Përfaqësues politik dhe aktivistë që angazhohen për të drejtat e njeriut në Kosovë, mbështesin çfarëdo hetimesh që mund të bëhen për ndriçimin e pohimeve mbi ekzistimin e burgjeve dhe kampeve të ish UÇK-së. Këto komente pasuan të enjten shkrimet e shërbimit botëror të BBC-së sipas të cilave Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka abuzuar me të drejtat e civilëve në Kosovë, ka keqtrajtuar dhe në disa raste edhe ka vrarë. Nga Prishtina me hollësisht, njofton korrespondenti ynë, Bekim Shehu.

3. Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Bagdad presidenti i SHBA-së Barack Obama theksoi rëndësinë e misionit të trupave amerikane në Irak. Në një bazë ushtarake Obama tha se 18 muajt e ardhshëm mund të kthehen në muaj kritikë. Sipas tij, gjatë këtyre muajve do të shihet nëse është arritur stabilizimi i vendit. Obama vinte nga Turqia, stacioni i fundit i udhëtimit të tij tetëditësh në Evropë.