1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tërheqja e koncernit gjerman RWE nga centrali atomik Belene në Bullgari; procesi gjyqësor për vrasjen e egjiptianes El-Sherbini në Drezden

2 Nëntor 2009
https://p.dw.com/p/KLYY

1.Koncerni gjerman RWE ka vendosur që për shkak të ruajtjes së mjedisit të tërhiqet nga një projeti për ndërtimin e një centrali bërthamor në Belene të Bullgarisë. Vetëm një vit pas futjes në këtë projekt, koncerni vendosi të tërhiqet me shpjegimin se nuk janë të sigurta investimet në vlerë prej miliarda eurosh. Në këtë mënyrë është vënë në pikëpyetje ndërtimi i centralit të dytë bërthamor në Bullgari, informon Marinela Liptcheva-Weiss.

2.Ishte një akt i tmershëm, ai që ndodhi më 1 korrik në një sallë gjyqi në Dresden. Një gjermano-rus 28 vjecar qëlloi me thikë egjiptianen Marwa El-Sherbini. Ajo e kishte paditur atë, sepse siç duket në grindjen në këndin e lodrave për fëmijët ai e kishte sharë "Schlampe" dhe "terroriste". gruaja 32-vjecare shatzënë dhe nënë e një fëmije vdiq nga plagët, bashkëshorti i saj u plagos rëndë. Të hënën (26.10.) nisi procesi i ndjekur me interesim të madh ndërkombëtar. Sonila Sand.