1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tërheqja e kandidaturës së Rumjana Zhelevës për komisionere në BE / Humbja e demokratëve në Masaçusets të SHBA-ve / Politika gjermane në Afganistan

22 Janar 2010
https://p.dw.com/p/LelL

1. Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Rumjana Zheleva ka tërhequr kandidaturën e saj për Komisionere në Komisionin Evropian. 40 vjeçarja Zheleva ka ofruar dorëheqjen edhe nga posti i ministres së Jashtme. Shkaku i tërheqjes së saj ishin kritikat e shumta që u dëgjuan këto ditë në Parlamentin Evropian për shkak se nuk e ka thënë të vërtetën lidhur me pasuritë e saja. Por anëtarët e komisionit kanë shprehur dyshime edhe në aftësitë e saja për të ushtruar detyrën e komisioneres për ndihma humanitare. Me reagimet nga Brukseli informon Christoph Hasselbach.

2. Në përvjetorin e parë pas dhënies së betimit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama pësoi një disfatë të rëndë: demokratët humbën të martën (19.01.) zgjedhjet e balotazhit për postin e senatorit në shtetin federal Masaçusets. Në këtë mënyrë demokratët humbën shumicën në senat. Obama është "i befasuar dhe i frustruar" nga rezultati, sqaroi Shtëpia e Bardhë. Republikanët kanë tani një epërsi minimale në senat me të cilën mund të bllokojnë çdo inisiativë ligjore të Obamës - si për shembull reformat në shëndetësi. Anna Engelke informon.

3. Politika gjermane në Afganistan ishte të mërkurën (20.1.) një nga temat qëndrore të politikës së jashtme në diskutimin parlamentar për buxhetin e vitit 2010. Nga Berlini informon Nina Werkhäuser.