1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të shmanget përshkallëzimi - Steinmeier do të shpëtojë samitin BE-Rusi

Cornelia Rabitz16 Maj 2007

Në fund të javës në qytetin rus Samara do të mbahet samiti BE-Rusi. Ministri i jashtëm Frank-Walter Steinmeier bën përgatitjet për presidencën gjermane të radhës së BE.

https://p.dw.com/p/Arje
Vladimir Putin dhe Frank-Walter Steinmeier
Vladimir Putin dhe Frank-Walter SteinmeierFotografi: AP

Sepse jo vetëm marrëdhëniet ndërmjet BE dhe Rusisë janë ftohur javët e fundit edhe ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës punët nuk shkojnë mirë. Prandaj stacioni i parë i Steinmeierit këtë të martë ishte kryeqyteti rus. Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier shpejton për bisedime dhe për të shpëtuar samitin. Ai duhet të vishet trashë. Sepse ka ngrirë dhe ngrica është perhapur në të tera anët. Dhe janë vetem disa gardë minus që ndryshojnë ndërmjet marrëdhënieve të Moskës me BE-në nga ata me SHBA-të.

Ngrica e re lindje perendim tregohet në disa pika. Grindje për furnizimin me energji, për deficitet e demokracisë ruse, për importin e mishit polak për në Rusi, për statusin e ardhshëm të Kosovës, për raketat mbrojtese amerikane, për kërcënimin e Moskës me daljen nga marrëveshja e kontrollit të armatimit deri tek grindja për monumentin e luftëtarit sovjetik në Talin.


Një klimë e mosbesimit dhe e dyshimit ka lindur dhe diskutimet janë aq të emocionalizuara, qëndrimet aq të ngrira, saqë më së miri duhet të thërrasësh për ndihmën e terapisë së ndonjë psikologu kompetent.

Rusisë i pëlqen taniv etja në roline viktimës së makinacioneve të errëta, ankohet për mungesë respekti dhe mungesë aprovimi nga perëndimi. Trauma e humbjes së fuqisë botërore ndjehet si dhimbje fantazëm dhe i jep krahë deshirës për kthim në madhështinë imperiale. Vladimir Putinit i mbeten edhe disa muaj në postin e presidentit ai mbështetet tani vetëm te forca, mungesa e kompromisit dhe kërcënimet. Mashtrimi bën pjesë gjithashtu në repertor. Triumfues u kthye Putini nga Azia Qëndrore, ku ai ka thurur aleanca të reja me Turkmenistanin dhe Kazakistanin dhe u ka vënë kryq planeve evropiane.

Për ngricën politike shërbejnë edhe rivalitetet e të dy superfuqive SHBA dhe Rusisë në territorin postsovjetik. Dhe këtu e mira dhe e keqja nuk janë të ndara aspak qartë, siç thuhet në perëndim. Politika e jashtme ruse padyshim karakterizohet nga mendime urrejtjeje. Aksionet e Moskës, të motivuara politikisht kundër shteteve të pabindura që dikur nënin pjesë në perandorinë sovjetike, e demonstrojnë këtë qartë. Natyrisht edhe SHBA ndjekin një strategji të zgjerimit të zonave të influencës në territorin postsovjetik për provokim të qëllimshëm të Rusisë.

Ndërmjet anëtarëve të rinj dhe të vjetër të BE është krijuar një e carë, që vështirëson formulimin e një politike të përbashkët ndaj Rusisë. Për vasalët e dikurshëm të perandorisë sovjetike Poloninë dhe vendet balltike Rusia është edhe sot një fqinj i
stërmadh dhe i frikshëm. Marrëdhëniet janë të pasqaruara, e kaluara e përbashkët nuk është kapercyer, trashëgimia e Stalinit okupimi sovjetik e gjitha e tabuizuar, siç tregon grindja për monumentin e luftës.

Kështu politikës së BE-së me Rusinë i del fryma me apele gjithnjë të njëjta dhe me thirrje frike dhe stereotipe. Kjo politikë nuk është e çliruar nga kunderthëniet. Kush e redukton Rusinë në rolin e një furnizuesi me energji, kur do nganjëherë më shumë apo më pak energji, kush kooperon ekonomikisht dhe njëkohçsisht paralajmëron të mos krijohet shumë varësi, nuk duhet të çuditet. Sa e rëndësishme është që edhe në kohet e acarta të mos ndërpresësh dialogun edhe nëqoftëse ministri i jashtëm arrin të reduktojë përshkallëzimin, asnjë nga problemet nuk është i zgjidhur në këtë mënyrë. Për samitin ne Samara nëqoftëse zhvillohet kërkohet diplomaci në raste krizash.