1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110811 Junge Katholiken Internet

14 Gusht 2011

Në takimin e sivjetshëm në Ditën Botërore të Rinisë që do të mbahet në Madrid (16.8. deri 21.8.) priten të marrin pjesë mbi një milion vetë nga e gjithë bota.

https://p.dw.com/p/12GFw
Facebook
FacebookFotografi: DW/dpa

Papa Benedikt XVI. do të takojë në këtë festë fetare shumë të rinj besimtarë të "brezit web 2.0". Në kuadër të kësaj ngjarjeje në rrjet gjenden blogs të ipeshkive të ndryshme dhe organizatave të tjera fetare. Në gjithë botën do të informohet për këtë ngjarje via Internet, TV dhe radio. Si e trajton brezi i facebook-ut spiritualitetin dhe fenë në rrjet.

Joseph Röhmel studion shkencat sociale dhe Regine Frey studion teologji. Të dy jetojnë në Mynih dhe nuk mund ta kuptojnë jetën pa internetin. Bota online është për ta vazhdimisht prezent. Jo vetëm në studime por edhe privatisht: „Unë jam 2-3 orë në ditë në internet. Nganjëherë edhe më shumë. Kur kam pushimet e semestrit, bëhen edhe më shumë orë.

"Unë zakonisht nuk lexoj blogs, vetëm kur ka diçka të veçantë. Tani që zhvillohet Dita Botërore e Rinisë, do hedh një sy të shoh cilat janë ngjarjet aktuale.“

Internet und Weltjugendtag
Joseph RöhmelFotografi: Friederike Weede

Për brezin e internetit feja është temë, ofertat e faqeve online janë pa fund: forume, rrjete sociale dhe portale lajmesh, të ashtuquajturat "wikis", pra faqe interneti në të cilat mund të shkruaj kushdo. Por edhe blogs - një fjalë që është krijuar nga bashkimi i fjalës web për rrjetin dhe Logg për protokollin. Blogs janë ditare online. Për shembull faqja frischfischen.de e Stephan Lesting, një bloger katolik nga zona e Vestfalisë:

„Kisha dhe interneti i përkasin njëra tjetrës. (Tematika është kisha dhe web 2.0, kisha dhe rrjetet sociale). Edhe priftërinjtë janë sot online, fetarët janë online dhe kjo është pjesë krejt normale e jetës. Edhe kjo mënyrë të menduari në komunitet është shumë e krishterë.“

25-vjeçari shkruan në blog për fenë, Zotin, etikën ose me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, edhe për tarifa të lira telefoni në Spanjë. E gjithë bota është online, thotë Stephan Lesting, natyrisht edhe Dita Botërore e Rinisë. Kush nuk mund të marrë pjesë personalisht në këtë aktivitet mund të ndezë një qiri virtuel në facebook, në faqen „dita botërore virtuale“.

Georg Feßlmeier bën faqen e internetit Rinia 2000
Georg Feßlmeier bën faqen e internetit Rinia 2000Fotografi: Friederike Weede

„Interneti do të thotë në Ditën Botërore të Rinisë së gjithshka është me e thjeshtë. Unë do të takoj për shembull njerëz që i njoh prej dy tre vjetësh nëpërmjet internetit dhe nuk i kam takuar asnjëherë. Onlinecommunity, ku njerëzit takohen vetëm online nuk mund të funksionojë. Kështu ekziston një ditë virtuale botërore e rinisë, e cila funksionon nëpërmjet facebook-ut. Por, ajo që nuk ndodh atje ëshët takimi real. Dhe përvoja e një grupi... Unë nuk e di sa vetë do të vinë në meshën përfundimtare. Por, kur të ndizen qirinjtë, këtë nuk mund ta përjetosh në internet.“

Liga e rinisë katolike, të rinjtë kolping, skautistët katolikë janë online ose me faqen e tyre ose me profile në facebook. Shumë aktiv janë për shembull, Rinia 2000, një grup që ka rezervuar adresën www.weltjugendtag.de.

Screenshot i faqes frischfischen.de
Screenshot i faqes frischfischen.deFotografi: frischfischen.de

Autor: Friederike Weede/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani