1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të rinj gjermanë dhe grekë bashkë për të ulur tensionet mes dy vendeve

Panagiotis Kouparanis/Amarildo Topi3 Tetor 2012

Në një kohë të tensionuar marrëdhëniesh mes Gjermanisë dhe Greqisë, të rinjtë nga të dyja vendet janë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Gjermania do të ndihmojë të rinjtë grekë në vendet e shkatërruara nga nazistët.

https://p.dw.com/p/16JAM
European, Greek and German flags fly outside the Chancellery in Berlin, August 24, 2012. The parliamentary leader of Angela Merkel's ruling conservatives said on Friday, hours ahead of the chancellor's meeting with Greek Prime Minister Antonis Samaras, that neither the time nor the content of Greece's rescue package can be renegotiated. REUTERS/Thomas Peter (GERMANY - Tags: POLITICS BUSINESS)
Fotografi: Reuters

Shkurtin e vitit të kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi që Gjermania të mos vazhdojë të paditet për kompensime të krimeve të luftës të kryera nga nazistët. Me këtë vendim u duk sikur mori fund histora e gjyqeve të viktimave greke ndaj Gjermanisë, të paktën ligjërisht. Por koha e nazizmit është ende e gjallë në kujtesën e grekëve, e veçanërisht në këto kohë krize. Grekët mendojnë se kritikat e shumta të Gjermanisë janë të padrejta dhe shumë persona kanë kërkuar që Gjermania të paguajë dëmet që ka shkaktuar gjatë luftës. Madje në disa postera në rrugët e Greqisë kancelarja gjermane, Angela Merkel, paraqitet e veshur me një uniformë SS.
Asgjë nuk ka ndryshuar edhe pse diplomatët gjermanë kanë marrë gjithmonë pjesë në ceremonitë përkujtimore të viktimave të pushtimit Gjerman. Këta të fundit kanë refuzuar gjithmonë idenë e kompensimeve duke theksuar se lufta ka shumë kohë që ka mbaruar.

Historia dhe bashkëpunimi i të rinjve

Në një konferencë gjermano-greke në Paramithi, Greqi, fondacioni gjerman Friedrich Ebert, hodhi idenë se si të rinjtë gjermanë dhe grekë të nxjerrin mësime nga e shkuara në të mirë të së ardhmes. Paramithia është një nga 100 komunitetet greke që u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe civilët u masakruan nga trupat gjermane. Në kujtim të viktimave është ngritur edhe një memorial.

Ansicht von Paramythia; 16.9.2009, Paramythia (Kommune in Nordwest-Griechenland); Copyright: DW/P. Kouparanis
Pamje nga ParamithiaFotografi: DW/P. Kouparanis

Rreth 350 kilometra në lindje të Paramithisë, afër Kilkis, sot mund të shohësh vetëm rrënojat e fshatrave të shkatërruar. Kjo pamje do të ndryshojë. Një iniciativë e disa sipërmarrësve grekë të kësaj zone që tashmë jetojnë në Gjermani, duan ta kthejnë ndërtesën e vjetër të hostelit në një qendër evropiane takimesh për të rinjtë. Donacionet private nga Gjermania dhe Greqia duhet të kontribuojnë së bashku për një të ardhme më të mirë thotë Anestis Ossipidis, i cili është ideator i këtij projekti.

"Ideja ishte të krijonim një grup të rinjsh vullnetarë nga Gjermania dhe Greqia, të cilët do të rinovonin ndërtesën e vjetër gjatë qëndrimit të tyre," tha ai.

Edukimi i të rinjve përmes historisë

Por kjo nuk është e gjitha. Të rinjtë do të shkojnë gjithashtu së bashku në ekskursione për të zbuluar zonën dhe historinë e saj. Natyrisht do të diskutohet edhe për fshatrat e shkatërruar dhe njerëzit që u vranë.

, Reiseunternehmer (Pegassus Reisen); 16.9.2009, Paramythia (Kommune in Nordwest-Griechenland); Copyright: DW/P. Kouparanis
Anestis OssipisFotografi: DW/P. Kouparanis

Të rinjtë grekë të zonës kanë marrë gjithashtu iniciativën për të ndërtuar një qendër rinore në Paramithi. Ndërtesa është aty, por nuk ka fonde për kthimin e saj në gjendje funksionale. Autoritetet lokale kanë fonde vetëm për nevojat më urgjente. Por ideja e të rinjve grekë mund të kthehet në realitet sipas Klaus Amoneit, i cili drejton organizatën e bazuar në Gjermani "Aktuelles Forum". "Ne shohim një projekt që mund të zgjasë për vite të tëra,” tha ai.

Aktuelles Forum, e cila promovon edukim qytetar, është aktive në 10-të vende evropiane që ishin të pushtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania. Të rinj gjermanë shkojnë në këto vende dhe mësojnë atë se çfarë ka ndodhur dhe si po rimëkëmben komunitetet.

Trajnim praktik për të rinjtë

Në mënyrë të ngjashme të rinj nga Paramithia janë ftuar në Gjermani për të folur për projektet e tyre. Duke qenë se zona e tyre ka pasur një agrikulturë të zhvilluar, të rinjtë grekë kanë kërkuar që partenrët gjermanë t’i ndihmojnë me bursa studimi ose trajnime agrikulturore në Gjermani.

Ideja për rritjen e bashkëpunimit mes të rinjve grekë dhe atyre gjermanë u hodh që në fillim të vitit 2000 gjatë vizitës së presidentit të atëhershëm gjerman Johannes Rau në fshatin e shkatërruar nga lufta, Kalavrita. Bazuar në modelin e suksesshëm të Zyrës Rinore Franko-Gjermane, do të zhvillohen takime të rinjsh, shkëmbim eksperiencash dhe për të rinjtë grekë do të ofrohen edhe bursa studimi në Gjermani.

Malerei in Paramythia, die an die Opfer erinnert, die am 29.9.1943 von deutschen Truppen getötet wurden; 16.9.2009, Paramythia (Kommune in Nordwest-Griechenland); Copyright: DW/P. Kouparanis
Memorial në kujtim të viktimave në ParamithiFotografi: DW/P. Kouparanis
Klaus Amoneit, Geschäftsführer des "Aktuellen Forums" (Gelsenkirchen); 16.9.2009, Paramythia (Kommune in Nordwest-Griechenland); Copyright: DW/P. Kouparanis
Klaus AmoneitFotografi: DW/P. Kouparanis