1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

131011 China Wirtschaft

14 Tetor 2011

Ekonomia e Kinës po përjeton bum. Kjo mund të thuhet edhe për krishtërimin në Kinë. Në Kinë ka aktualisht gjithnjë e më shumë firma që drejtohen në bazë të parimeve të Biblës.

https://p.dw.com/p/12rcd
Akademia për Drejtues të Krishterë në Shenyang (ende në ndërtim)
Akademia për Drejtues të Krishterë në Shenyang (ende në ndërtim)Fotografi: CIW

Organizata si Instituti Ndërkombëtar për Lirinë e Fesë ankohen deri sot që në shumë provinca kineze të krishterët vazhdojnë të përballen me arbitraritetin e autoriteteve dhe se ata shtypen. Midis 300 dhe 500 pastorëve ndodhen nëpër burgje për shkak të besimit të tyre. 80 përqind e të gjithë të krishterëve, si evangjelikë ashtu edhe katolikë, janë pjesë e kishave ilegale të paregjistruara, sepse ata druhen për raprezalje. Katolikët besnikë ndaj Romës e kanë më të vështirë se ata besnikë ndaj qeverisë.

Megjithatë, e saktë është gjithashtu, që në krahasim me kohën e Maos, Kina është sot një vend shumë më i lirë. Kjo pasqyrohet para së gjithash në jetën ekonomike.

"Ka një liri të madhe, të cilën e shfrytëzojnë sipërmarrësit. Të krishterët mund të lëvizin të lirë, mund të themelojnë komunitete. Shumë sipërmarrës themelojnë edhe të ashtuquajtura komunitete të sipërmarrjeve. Pra liria ekziston. Vlerat kristjane gjejnë jehonë të mirë, sepse krijojnë punonjës besnikë. Etika kristjane në punë vlerësohet shumë edhe nga ana e qeverisë. Vetëm se nuk duhet të jesh kundër qeverisë"

Kështu tregon Timo Plutschinski. Ai është drejtor i bordit të shoqatës gjermane "Të krishterët në ekonomi". Ky bashkim mbifetar u kushtohet temave, të cilat kanë të bëjnë me kombinimin e Biblës dhe biznesit, me vlerat e krishtera dhe me jetën e përditshme profesionale. Në shtator, Plutschinski ishte pjesë e një delegacioni gjerman, të një organizate të krishterë të një sipërmarrjeje në Hanzhou. Atje ai mësoi drejtpëdrejt se si aplikohen vlerat e krishtera në ndërmarrjet kineze.

Timo Plutschinski, drejtor i bordit të shoqatës gjermane "Të krishterët në ekonomi".
Timo Plutschinski, drejtor i bordit të shoqatës gjermane "Të krishterët në ekonomi".Fotografi: Christen in der Wirtschaft

"Sipërmarrësit e krishterë, që takuam ne, efektet e besimit të krishterë i lidhin me një pjesëmarrje më të madhe të punonjësve, besnikëri dhe përshtatje më të madhe të punonjësve ndaj eprorëve, pra pikërisht me atë që paraqet problem në shumë sipërmarrje kineze, që punonjësit janë pak të përfshirë në punët e ndërmarrjes."

Në këtë takim të sipërmarrësve gjermanë dhe kinezë u bë fjalë jo vetëm për produkte, por edhe për bazat e etikës gjermane të punës dhe rrënjët e krishtera si ndershmëria, sinqeriteti, trajtimi i njëri-tjetrit. Bazat e vlerësimit megjithatë shpesh janë të ndryshme. Që kinezët i përmbahen rrallë mbrojtjes me patentë të produkteve dhe vjedhin shpesh teknologji ose i kopjojnë ato, është për ta një akt jo i dënueshëm, thotë Plutschinski, sepse kjo mënyrë veprimi e ka bazën tek Konfuci:

"Konfuci ka thënë, që një kopje e mirë ka po aq vlerë sa origjinali. Prandaj, për shumë sipërmarrës kinezë kemi të bëjmë më tepër me një akt respekti ose mirënjohjeje, kur ai i thotë tjetrit: kam vjedhur shumë prej teje. Këtu ne natyrisht që kemi baza të ndryshme vlerësimi."

Autor: Klaus Krämer/ Auron Dodi

Redaktoi: E. Xhani