1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të drejtat e refugjatëve në Gjermani & Greqia voton

2 Tetor 2009

Nga qeveria e re kërkohet mbrojtjen më e mirë të refugjatëve në Gjermani dhe Evropë & Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi

https://p.dw.com/p/JwgZ

Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, organizatat për të drejtat e njeriut Amnesty International dhe Pro Asyl kanë kërkuar prej qeverisë së ardhshme mbr ojtjen më të mirë të refugjatëve në Gjermani dhe Evropë. Përfaqësuesit e të dy organizatave paraqitën këtë të mërkurë (30.9.) në Berlin, kërkesat e tyre nga partitë e Unionit (CDU dhe CSU) dhe liberalët (FDP). Sabine Ripperger

Greqia voton të dielën (04.10) për një parlament të ri. Gati dy vjet pas rizgjedhjes së tij në shtator 2007 kryministri konservator Kostas Karamanlis i "Nea Demokratia" në kushtet e problemeve ekonomike në rritje shpalli para katër javësh zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, për të siguruar një mandat të ri për një kurs rigoroz kursimi. Shanset e tij nuk janë të mira. Socialistët e kandidatit kryesor Jorgos Papandreu janë në avantazh sipas anketimeve. Stamatis Assimenios