1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia tërheq ambasadorin nga Uashingtoni

Christina Bergmann12 Tetor 2007

Marrëdhëniet mes aleatëve të ngushtë SHBA dhe Turqisë kanë arritur në pikë kritike pasi Dhoma e deputetëve në SHBA e cilësoi si "genocid" dëbimin e armenëve nga Anadolli në Luftën e Parë Botërore.

https://p.dw.com/p/BqIM
Demostratë antiamerikane në Turqi, 10 tetor 2007
Demostratë antiamerikane në Turqi, 10 tetor 2007Fotografi: AP

Të enjten në mbrëmje më 11 tetor Turqia tërhoqi "për konsultime" ambasadorin e saj nga Uashingtoni. Vendimi i komisionit të politikës së jashtme të dhomës së përfaqësuesve, që e cilëson si genocid dëbimin e armenëve nuk ishte i papritur. Prej disa dekadash lobi i vogël por me influencë i armenëve në SHBA punon për t´ia arritur këtij qëllimi.

Ushtarë amerikanë duke kaluar nëpër Turqi- Qyteti Iskenderun
Ushtarë amerikanë duke kaluar nëpër Turqi- Qyteti IskenderunFotografi: AP

Deri tani vendimi pengohej prej raporteve të mazhorancës në Kongres. Përveç kësaj Turqia është një ndër aleatet më të rëndësishme të SHBA. Ankaraja u mundëson amerikanëve të drejtat e fluturimit për misionet luftarake në Irak. Përmes Turqisë realizohet edhe transporti i trupave dhe furnizimi në Irak.

Me ndryshimin e raporteve në fillim të vitit në Kongres, ku shumicën e kanë tani demokratët, deputetët nga shtetet federale me popullsi të madhe me origjinë armene si Kalifornia, Nju Xhersi dhe Miçigani e vendosën këtë temë sërish në rendin e ditës. Zëdhënësja e dhomës së përfaqësuesve Nensi Pelozi e pyetur, se përse votimi u realizua pikërisht tani theksoi: "Asnjëherë nuk ka moment të përshtatshëm. Por të gjithë antarët e kryesisë së partisë demokrate mbështesin njohjen e genocidit ndaj armenëve prej Amerikës."

Presidenti Bush, takohet me udhëheqësen e demokratëve, Nancy Pelosi
Presidenti Bush, takohet me udhëheqësen e demokratëve, Nancy PelosiFotografi: AP

Nisur nga fakti që rezultati i votimit parashikohej, diplomatët e SHBA me sa duket prej javësh janë përpjekur, që ta përgatisin aleaten e tyre, Turqinë për një rast të tillë. Pak para vendimit u pozicionuan në publik si presidenti Xhorxh Bush, ashtu edhe ministrja e jashtme Kondoliza Rajs dhe ministri i mbrojtjes Robert Gejts. Por udhëzimi i tyre, se rezoluta mund ta vërë në pozitë të vështirë aleaten në NATO, nuk pati jehonë.

Armenë që kanë mbijetuar genocidin, Onorik Eminian, 95 vjeç, Perouz Kalousdian 97, dhe Askouhy Jallyan-Vassilian, 93 më 10 tetor 2007
Armenë që kanë mbijetuar genocidin, Onorik Eminian, 95 vjeç, Perouz Kalousdian 97, dhe Askouhy Jallyan-Vassilian, 93 më 10 tetor 2007Fotografi: AP

Deputeti i Kalifornisë Tom Lantos është kryetar i komisionit, që miratoi rezolutën. Ai është antar i partisë demokrate, ka lindur në Hungari dhe në kohën e adoleshencës nazistët e patën deportuar në kamp pune. Në televizionin CNN ai tha: "Pavarësisht nga respekti për qeverinë turke, marrëdhëniet turko-amerikane janë shumë më të rëndësishme për Turqinë se sa për SHBA. Qeveria turke nuk do të dalë kundër qeverisë së SHBA, sepse në një rast të tillë ajo do të cënonte interesat e veta. Për këtë jam i bindur."

Por me tërheqjen e ambasadorit nga Uashingtoni Turqia reagoi ashpër. Një akt i madh simbolik pritet të pasojë: Nensi Pelozi ka lënë të nënkuptohet, se është e vendosur, që rezolutën javën e ardhshme t´ia paraqesë për votim dhomës së deputetëve.